Koronavirusi: çast pas çasti
Shteti evropian që jep para për të shkuar në restorant
Kjo është ndërmarrë për të ndihmuar gastronominë që ka pasur mjaft humbje në muajt e fundit
Një nga sektorët më të prekur nga pandemia Covid-19 është gastronomia. Në mbarë botën humbjet kanë qenë të mëdha, kurse shumë qeveri kanë ndërmarrë iniciativa të ndryshme për të shpëtuar gastronominë dhe punëtorët që punojnë në këtë sektor.
Një nga vendet është edhe Malta. Qeveria e këtij vendi do t’iu ndajë qytetarëve kuponë në vlerë prej 100 eurosh, për t’i shpenzuar në bare, hotele dhe restorante, përcjell albinfo.ch.
Rreth çereku i bruto-prodhimit të brendshëm të Maltës vjen nga turizmi, i cili është ndërprerë plotësisht për shkak të pandemisë së koronavirusit.
Për t’i dhënë shtytje ekonomisë, qeveria planifikon t’iu ndajë të gjithë qytetarëve mbi 16 vjeç nga pesë kuponë prej 20 eurosh. Megjithatë, katër nga këta pesë kuponë duhet të shpenzohen në hotele dhe restorante.
Gjithashtu punëtorëve të turizmit, ndërkaq, paga subvencionuese prej 800 eurosh do t’iu vazhdojë deri në shtator.
Malta ka konfirmuar 630 raste të të infektuarve me koronavirus. Prej tyre, nëntë kanë vdekur.
Të ngjashme
Të tjera nga Koronavirusi: çast pas çasti
E-Diaspora
-
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios E reja kosovare përfundon me sukses studimet në Universitetin e Tokios, duke u shndërruar në një... -
Gjermani
I jepet sot lamtumira e fundit 17-vjeçarit nga Kosova që vdiq pas aksidentit në Gjermani -
Londër
Kushtet e pasigurta të punës, shkaku kryesor i vdekjes së 19-vjeçarit shqiptar në Angli -
Erdhi për pushime në Kosovë, mërgimtari vritet nga e dashura -
Gjermani
Gjermani: Ndërron jetë 3-vjeçari nga Kosova pas rënies në lum
Jeta në Austri
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit













