Kosova
Shtetet, të cilat po e shtyjnë para liberalizimin e vizave për Kosovën
Gjermania, Portugalia e Sllovenia zotohen për të çuar përpara liberalizimin e vizave për Kosovën
Tre ministrat e Jashtëm, i Gjermanisë, Portugalisë dhe Sllovenisë, janë zotuar se do të angazhohen për të çuar përpara procesin e liberalizimit të vizave për Kosovën, si shteti i vetëm në rajon, qytetarët e së cilit s’mund të lëvizin lirshëm në Evropë.
Në një shkrim të përbashkët, për të cilin të drejtën ekskluzive të botimit në gjuhën shqipe e ka KOHA Ditore, ministrat Heiko Maas, Augusto Santos Silva dhe Anzhe Logar, kanë thënë se “Ka ardhur koha finale që BE-ja të mbajë premtimet e saj”.
“Udhëtimi drejt BE-së gjithashtu është bërë më i lehtë për shumicën e qytetarëve të Ballkanit Perëndimor. Kosova mbetet vendi i vetëm në rajon pa liberalizimin e vizave dhe ne jemi të angazhuar për ta çuar përpara këtë proces. Për më tepër, qytetarët dhe kompanitë nga rajoni janë duke marrë pjesë gjithashtu në programet e BE-së, si Erasmus+, i cili mbështet shkëmbimet studentore, ose programi i Evropës për përmirësimin e konkurrencës së sipërmarrjeve të vogla dhe të mesme (COSME), për të përmendur vetëm dy”, kanë shkruar ndër të tjerash ata, përcjell Albinfo.ch.
Në vështrimin e tyre për procesin e zgjerimit të Bashkimit Evropian, tre ministrat kanë shprehur shqetësimin për moshapjen e negociatave për anëtarësim të Maqedonisë së Veriut dhe të Shqipërisë.
“Procesi i zgjerimit dhe perspektiva e anëtarësimit në BE është pikërisht ajo çka ofron kuadrin më të mirë të mundshëm për tejkalimin e pikëpamjeve divergjente mes të gjithë partnerëve të Ballkanit Perëndimor. Prandaj, ne do të vazhdojmë të punojmë fort dhe do të bëjmë thirrje për tejkalimin e shpejtë të bllokadës aktuale, e cila po minon besueshmërinë e BE-së dhe bie ndesh me interesin strategjik qe ne kemi për stabilitetin në Ballkanin Perëndimor, në mënyrë që të arrijmë sa më parë të jetë e mundur një tjetër gur kilometrik të rëndësishëm në rrugën drejt stabilitetit të qëndrueshëm dhe zhvillimit të Ballkanit Perëndimor”, kanë shkruar ata.
Gjermania, Portugalia dhe Sllovenia përbëjnë “Presidencën Trio” aktuale të BE-së.
E-Diaspora
-
Amerikë/Shqipëri
Talent shqiptar nga Amerika që po sjell ventrilokizmin në skenën shqiptare Nikolas Bushi, artisti nga diaspora që promovon ventrilokizmin... -
Mynih
Zamira Gashi, juristja shqiptare që po ndërton karrierë të suksesshme në Mynih -
Orë letrare në Cyrih për Ditën e Pavarësisë së Kosovës -
RAI Calabria i jep zë identitetit arbëresh përmes dokumentarëve -
Samiti i Diasporës Shqiptare rikthehet me edicionin e katërt
Jeta në Austri
-
Austri: Këto cigare po bëhen më të shtrenjta Në shkurt, qeveria do të heqë taksën e duhanit. Disa çmime u rritën që në janar,... -
Hendeku buxhetor i Vjenës për vitin 2025 u reduktua në 2.8 miliardë euro -
Studimi: Të rinjtë në Austri përdorin më pak mediat sociale, rritet përdorimi i chatbot-eve me inteligjencë artificiale -
Vjena planifikon shtëpi të mbyllura në grup për shkelësit e përsëritur nën moshën 14 vjeç -
Austri
Rinesa Salijaj nga Istogu, kandidate për Asamble Komunale në St.Pölten të Austrisë












