Bota
Shtetet më mikpritëse në botë
Me një rezultat prej 33.71 pikësh, Greqia siguron pozitën si vendi i dytë më mikpritës në botë dhe gjithashtu i pari në të gjithë Evropën
Një studim i ri nga Remitly ka zbuluar se Greqia është kombi i dytë më mikpritës në botë.
Kërkimi global përdori Testin e Personalitetit “Big 5” për të vlerësuar mirëkuptimin dhe dakordësinë ndër njerëz. Ky rezultat është shumë i rëndësishëm për Greqinë, ndërsa migracioni ndërkombëtar rritet dhe turizmi po rikthehet në nivelet para pandemisë.
Studimi, që vlerësoi individët nga vende të ndryshme për nivelin e tyre të mirëkuptimit, zbuloi se Afrika e Jugut kryeson listën e kombeve më mikpritëse me 34.63 pikë nga 40 të mundshme, me Greqinë dhe Kroacinë që e ndjekin nga afër, shkruan Scan, transmeton albinfo.ch.
Banorët afrikano-jugorë janë të njohur për ngrohtësinë dhe mikpritjen e tyre, duke e bërë të lehtë për vizitorët të ndihen rehat në këtë vend. Nuk është e pazakontë të përshëndetesh nga të panjohur të sjellshëm gjatë një shëtitjeje në rrugë, dhe popullsia vendase shquhet për natyrën sociale, të shoqëruar me sensin karakteristik të humorit.
Me një rezultat prej 33.71 pikësh, Greqia siguron pozitën si vendi i dytë më mikpritës në botë dhe gjithashtu i pari në të gjithë Evropën. Rezultati i lartë në mikpritje është një dëshmi e ngrohtësisë dhe mikpritjes që vizitorët mund të presin gjatë qëndrimit në tokën helene. Nuk është e pazakontë që grekët të ftojnë miqtë e rinj në shtëpinë e tyre për një vakt tradicional ose që vendasit t’u ofrojnë vizitorëve një tur të qytetit, duke e pasuruar me tregime nga historia dhe mitologjia.
Meksika u rendit e para nga vendet e Amerikës së Veriut, duke zënë vendin e katërt. Në vendin e pestë gjejmë Suedinë e më pas Australinë, ndërsa Kanadaja, Gjermania, Estonia e Belgjika mbyllin renditjen e 10 vendeve më mikpritëse sipas studimit.
Nga ana tjetër, fuqitë globale si Shtetet e Bashkuara dhe Mbretëria e Bashkuar renditën më poshtë në listë, duke u vendosur përkatësisht në vendin e 15-të dhe 18-të. Këto rezultate theksojnë se kombet më të vogla dhe ato që nuk kanë shumë influencë globale mund të udhëheqin në krijimin e mjediseve miqësore dhe mikpritëse.
E-Diaspora
-
Leyla Ibrahimi-Salahi uron udhëtarët: “Na pret një 2026 plot risi” CEO e Air Prishtinës, Leyla Ibrahimi-Salahi, ka uruar të gjithë udhëtarët dhe partnerët për festat e... -
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve -
Studentët shqiptarë në Zvicër në takim me Ambasadën e Shqipërisë në Bernë për Ditën Kombëtare të Diasporës -
Emigruan për një jetë më të mirë, familja shqiptare fle në rrugët e Francës
Jeta në Austri
-
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri Mbrëmjen e kaluar, rreth orës 23:55, persona të panjohur kanë sulmuar hyrjen e xhamisë shqiptare në... -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste












