Lajme
Shtetasi shqiptar dyshohet për kontrabandim të tre shqiptarëve të tjerë
Shoferi 37-vjeçar ishte në gjendje të paraqiste një pasaportë të vlefshme shqiptare, ndërsa tre pasagjerët e tij nuk kishin leje qëndrimi
Të enjten e kaluar, Policia Federale inspektoi një automjet në Europabrücke, në qytetin Kehl, që transportonte katër persona, tre prej tyre shtetas shqiptarë dhe njëri shtetas kosovar. Shoferi 37-vjeçar paraqiti një pasaportë të vlefshme shqiptare, ndërsa tre pasagjerët e tij nuk kishin leje qëndrimi, transmeton albinfo.ch.
Sipas hetimeve fillestare të Inspektoratit Federal të Policisë, përgjegjës në Offenburg, kontakti mes tyre ishte bërë në Francë dhe 37-vjeçari dyshohet se u kishte ofruar t’i dërgonte të katër personat në Shqipëri si pjesë të një udhëtimi, shkruan news.de.
Është nisur një hetim kundër shtetasit 37-vjeçar shqiptar, me dyshimin për kontrabandë, ndërsa katër pasagjerët janë akuzuar për tentativë hyrjeje të paligjshme.
Pas përfundimit të masave policore, të gjithë pasagjerëve iu mohua hyrja dhe u kthyen në Francë.
E-Diaspora
-
Spanjë
Orkestra “Amadeus” triumfon në Spanjë, fiton çmimin kryesor “Grand Prix” Orkestra e Fëmijëve dhe të Rinjve “Amadeus” ka shënuar një sukses të jashtëzakonshëm në arenën ndërkombëtare,... -
Londër
Hapet shkolla e dytë shqipe në Manchester -
Presidentja Osmani i ndan mirënjohje gazetarit veteran, Rexhep Rifati -
Winterthur
“Ne dhe Ata” sonte në Winterthur, komedia që prek realitetin e mërgatës -
Ramë Lahaj: Mërgata jonë është pasqyra më e mirë e identitetit tonë
Jeta në Austri
-
Afër Pashkëve, 8,300 lepuj ngordhin në trafikun rrugor në Austrinë e Poshtme Rreth Pashkëve, sezoni i çiftëzimit të lepujve arrin kulmin. Në këtë fazë veçanërisht aktive, trafiku rrugor... -
Edhe Austria ndalon Rrjetet Sociale për fëmijët nën 14 vjeç -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik













