Shkurt.ch
Shtetasi nga Maqedonia paditet për ngacmim seksual dhe tentim përdhunimi
Në njëjrin nga këto raste ai ka bërë edhe përpjekje për dhunim. Në saje të gjurmëve të ADN-së, shtetasi nga Maqedonia ka mundur të identifikohet.
Prokuroria e Lucernit ka ngritur padi ndaj një shtetasi nga Maqedonia, i cili në disa raste ka abuzuar seksualisht me femra. Në njëjrin nga këto raste ai ka bërë edhe përpjekje për dhunim. Në saje të gjurmëve të ADN-së, shtetasi nga Maqedonia ka mundur të identifikohet. Prokuroria kërkon burgim disavjeçar.
Tridhjetedyvjeçari nga Maqedonia (etniteti i të cilit nuk përmendet) aluzohet se në tetor të vitit 2010, mëngjesin e hershëm e i është drejtuar një gruaje të panjohur dhe ka kërkuar shërbime seksuale nga ajo. Një përpjekje për përdhunim ka ndodhur në dhjetor të vitit 2010, në stacionin e trenit në qytetin e Lucernit. Me atë rast, viktima ka rezistuar, ndërsa sulmuesi është arrtisur. Në saje të gjurmëve të ADN-së, në një rast që kishte ndodhur në Kantonin Obwalden, ai është identifikuar. Rasti kishte ndodhur në muajin shkurt të vitit të kaluar, në përpjekje për abuzim seksual, thuhet në një komunikatë të policisë, përcjell Albinfo.ch. Atëbotë, ai e ka ngacmuar dhe goditur një femër e cila ka qenë duke udhëtuar në mëngjes.
Sulmuesi nga Maqedonia, për disa javë është mbajtur në paraburgim. Prokuroria e Lucernit i ka përfunudar hetimet dhe ka ngritur padi në Gjykatën Penale të Lucernit për ngacmim seksual dhe përpjekje për dhunim, duke kërkuar burgim disavjeçar. Përpos kësaj, Prokuroria kërkon që ai t`i nënshtrohet terapisë.
E-Diaspora
-
Libri i Mira Kazhanit promovohet në Gjermani Në një atmosferë të ngrohtë dhe plot emocion, në Gjermani u mbajt promovimi i librit bestseller... -
Fjolla dhe Ardiana prezantojnë “Vajzë”, një urë mes Kosovës dhe Zvicrës -
USA
Kur ëndrrat nuk njohin kufij, rrugëtimi akademik i Albulena Ukës -
Në Stokholm, Lea Ypi sjell rrëfimin e ri mbi lirinë dhe identitetin shqiptar -
Në Berlin u prezantua romani “ë” i autores Jehona Kicaj
Jeta në Austri
-
Rita Ora gati ta ndezë atmosferën në hapjen e sezonit dimëror në Austri Rita Ora gati për skenën e madhe në Alpet austriake... -
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa -
Çmimet e shtëpive familjare në Austri rriten me 2.2% në fillim të vitit 2025 -
Kërkesat për azil në Austri bien me 32% në vitin 2025










