Shkurt.ch
Shtetasi maqedonas paraqitet si polic dhe ia merr zviceranes 150 mijë franga
Pak orë më vonë u arrit të arrestohet personi që i kishte marrë paratë. Ai ishte një shtetas i Maqedonisë, me qëndrim në Kantonin Thurgau. I arrestuari ka pranuar veprën
Një grua 55 vjeçe nga regjioni i Kreuzlingenit (Kantoni Thurgau) ka marrë të martën e kaluar një thirrje telefonike nga një person i panjohur, i cili i ka folur në gjermanishten letrare, shkruan polizeinews.ch.
Ai është prezantuar si polic dhe i ka thënë se me rastin e arrestimit të një bande kriminelësh, janë gjetur shënime për të. Në fund “polici” mashtrues ia ka dalë ta bindte gruan se paratë dhe gjërat me vlerë të saj nuk janë të sigurta në shtëpi, transmeton albinfo.ch. Kështu, ata merren vesh që ajo t`i mbledhë ato dhe në kuadër të një “hetimi të fshehur” t`ia dorëzonte ato një “polici civil”.
Dorëzimi i parave e gjësendeve tjera me vlerë ndodhi pasditen e të martës në një parking, në Kreuzlingen. Vlera e dorëzuar e parave dhe stolive ishte mbi 150.000 franga.
Më vonë gruas së dëmtuar i lindi dyshimi dhe njoftoi Policinë Kantonale të Thurgaut. Në rrjedhën e masave të ndërmarra menjëherë, pak orë më vonë u arrit të arrestohet personi që i kishte marrë paratë, përcjell albinfo.ch. Ai ishte një shtetas i Maqedonisë, me qëndrim në Kantonin Thurgau. I arrestuari ka pranuar veprën.
Nën drejtimin e Prokurorisë publike të Kreuzlingenit Policia e Krimit në kuadër të Policisë Kantonale të Thurgaut është duke zhvilluar hetimet e mëtejme. Paratë dhe stolitë që i janë marrë gruas 55 vjeçare ende i nuk janë kthyer as nuk janë konfiskuar
Të ngjashme
Të tjera nga Shkurt.ch
E-Diaspora
-
Në Stokholm, Lea Ypi sjell rrëfimin e ri mbi lirinë dhe identitetin shqiptar Lea Ypi prezanton librin “Të poshtëruar” në Stokholm... -
Në Berlin u prezantua romani “ë” i autores Jehona Kicaj -
Marigona nis postdoktoraturën si Fulbright Visiting Scholar në Los Angeles -
Eksodi i bardhë: Mjekët po i kthejnë shpinën Kosovës -
Gjermani: Policia gjen mbi dy kilogramë kokainë në makinën e shqiptarit
Jeta në Austri
-
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë Studimi i EY: 90% e familjeve austriake përpiqen të kursejnë energji, 17% nuk mund t'i paguajnë... -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa -
Çmimet e shtëpive familjare në Austri rriten me 2.2% në fillim të vitit 2025 -
Kërkesat për azil në Austri bien me 32% në vitin 2025 -
Vjenë: 200 ankesa të paraqitura kundër supermarketeve për zbritje mashtruese










