Shkurt.ch
Shtetasi i Maqedonisë kapet me armën e tipit të përdorur në masakrën e Zelandës
Terroristi që vrau 50 veta në xhaminë e qytetit Christchurch të Zelandës së re më 19 mars ka përdorur pikërisht një armë të këtij tipi AR-15
Administrata Federale e Doganës së Zvicrës (EZW) ka kapur të premten, më 5 prill në Ditttingen BL një shtetas 66 vjeçar të Maqedonisë i cili në automobilin e tij kishte një pushkë automatike të tipit AR-15. Krahas kësaj arme që konsiderohet e sofistikuar, personi i kapur kishte edhe tre karikatorë si dhe 66 njësi municioni, thuhet në komunikatën e lëshuar të hënën, nga EZW, shkruan 20minuten.ch.
Më tutje në komunikatë thuhet se siç dihet, shtetasve të Maqedonisë – sikurse të atyre të të gjitha shteteve të Ballkanit dhe të disa shteteve tjera – me ligje të Zvicrës nuk i lejohet bartja deh as blerja e armëve, përcjell albinfo.ch
Zyrtarët doganorë në makinën e të përmendurit kanë gjetur edhe një lloj shkopi për mbajtjen e të cilit kërkohet leje nga shteti.
Pushka automatike AR-15 është bërë e njohur për faktin se përdoret zakonisht nga sulmuesit “amok”, që vrasin në masë. Terroristi që vrau 50 veta në xhaminë e qytetit Christchurch të Zelandës së re më 19 mars ka përdorur pikërisht një armë të këtij tipi. Po ashtu edhe personi që më 1 tetor 2017 ka vrarë 58 veta, ka qëlluar me disa armë AR-15 përnjëherësh.
Ndaj personit në fjalë është bërë kallëzimi penal.
Foto: EWZ, Basel
E-Diaspora
-
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane Prej më shumë se dhjetë vitesh, familja Markaj në Obersiggenthal e shndërron oborrin e saj në... -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve -
Studentët shqiptarë në Zvicër në takim me Ambasadën e Shqipërisë në Bernë për Ditën Kombëtare të Diasporës -
Emigruan për një jetë më të mirë, familja shqiptare fle në rrugët e Francës -
Dr. Përparim Limani në krye të Kirurgjisë Onkologjike në Aarau
Jeta në Austri
-
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri Mbrëmjen e kaluar, rreth orës 23:55, persona të panjohur kanë sulmuar hyrjen e xhamisë shqiptare në... -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste











