Lajme
Shtërpca përgatit ofertën turistike
Hapjen e kësaj zyre e ka përkrahur edhe Kuvendi i Shtërpcës, i cili më shumicë votash e ka marrë vendimin për hapjen e saj
Shtërpca shumë shpejt do të hapë një zyrë për turistët që vizitojnë këtë komunë, e cila do të ketë për qëllim ofrimin e informacioneve për resurset natyrore e turistike.
Zyrtarët komunalë, kanë thënë se dobia e saj është shumë e madhe, duke pasur parasysh se do të bashkohet e tërë oferta turistike në një vend, që përfshin informata mbi strehimin e turistëve, hartat malore, por edhe promovimin e produkteve të blegtorisë.
Radolub Mlladenoviq, drejtor i Zhvillimit Ekonomik, i Turizmit, i Bujqësisë dhe i Pylltarisë në Shtërpcë, ka thënë se Komuna ka kapacitete të mëdha turistike, por për këto është punuar shumë pak deri më tash. Ai ka theksuar se së pari Komuna e ka bërë përgatitjen e planit, ka marrë vendimin e Kuvendit dhe është duke shqyrtuar kornizën ligjore brenda së cilës do të funksionojë kjo zyrë, raporton Koha Ditore.
“Deri më tash s’kemi pasur asnjë panoramë mbi bukuritë natyrore dhe ofertën turistike të Shtërpcës dhe thënë thjesht, turistët kanë qenë të painformuar. Ne pretendojmë të bashkojmë një ofertë turistike me të gjitha të dhënat për turizmin në Komunë, e cila pak a shumë do t’u ngjajë ofertave rajonale dhe atyre amerikane”, ka thënë drejtori Mlladenoviq.
Sipas tij, dobia e kësaj zyre do të jetë shumë e madhe edhe për sektorin privat, pasi që do të mund t’i promovojë produktet e veta.
Hapjen e kësaj zyre e ka përkrahur edhe Kuvendi i Shtërpcës, i cili më shumicë votash e ka marrë vendimin për hapjen e saj. Ali Halimi, këshilltar opozitar nga PSK-ja në Shtërpcë, ka thënë se iniciativa e Drejtorisë së Zhvillimit Ekonomik është përkrahur edhe nga ky subjekt politik, duke pasur parasysh se është në të mirë të qytetarëve dhe të prodhuesve lokalë.
E-Diaspora
-
Haradinaj konfirmon kandidaturën e parë për deputet nga diaspora Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka bërë të ditur se struktura e partisë në diasporë është... -
Ekspozita personale “Gjurmët në Medalion” e Valbona Gashit hapet në Konsullatën e Kosovës në Gjenevë -
Krasniqi: Mijëra fletëvotime nga diaspora rrezikojnë të mos arrijnë në kohë në Kosovë -
Mbahen takimet poetike të Nëntorit në Lucern -
Seminar i KKAD me temën “Sfidat e gjuhës shqipe në diasporë”
Jeta në Austri
-
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë Piloti austriak bën ulje emergjente në autostradën A2 në Karinthia pranë kufirit italian; nuk ka të... -
Influencerja e zhdukur austriake gjendet e vdekur, brenda një valixheje -
Me 23 nëntor mbahet në Vjenë “Turneu i Pavarësisë” -
Koncert festiv për ditën e Pavarësisë së Shqipërisë në Baden të Austrisë -
Vjenë
Orë letrare në Vjenë në shënim të Ditës së Flamurit










