Kosova
Shtëpia e Bardhë përshëndeti gatishmërinë e Kurtit për të punuar në kushte për zgjedhje të reja
Shtëpia e Bardhë publikon detajet nga biseda e Kurtit me Finer
Mësohet se zëvendës këshilltari amerikan për siguri kombëtare, Jon Finer i ka bërë thirrje Kosovës dhe Serbisë që të ndërmarrin hapa për të ulur tensionet në veri të Kosovës, përcjell albinfo.ch.
Siç njoftoi Shtëpia e Bardhë, Finer gjatë një bisede telefonike me kryeministrin e Kosovës Albin Kurti i ka shprehur shqetësimin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për situatën e tensionuar në veri të Kosovës dhe u bëri thirrje të gjitha palëve që të ndërmarrin hapa që synojnë de-përshkallëzimin e situatës.
Ai ka kërkuar nga Qeveria e Kosovës që t’u mundësojë kryetarëve të sapozgjedhur të komunave që t’i kryejnë detyrat e tyre nga lokacionet alternative dhe të tërheqë forcat policore nga ndërtesat komunale.
“Ai gjithashtu përshëndeti gatishmërinë e kryeministrit Kurti për të punuar në kushte për zgjedhje të reja. Z. Finer përsëriti se Shtetet e Bashkuara presin që të dyja palët të ri angazhohen në dialogun e lehtësuar nga BE dhe të zbatojnë plotësisht marrëveshjen e normalizimit të arritur në Bruksel dhe Ohër në fillim të këtij viti”, thuhet në komunikatën e Shtëpisë së Bardhë.
Derisa siç njoftoi Shtëpia e Bardhë Finer ka biseduar edhe me Vuçiq, të cilit po ashtu i ka kërkuar uljen e tensioneve si dhe heqjen e forcave të armatosura në kufi me Kosovën.
“Ai i kërkoi Qeverisë së Serbisë që të tërheqë forcat e saj të armatosura të stacionuara afër kufirit dhe të ulë gjendjen e gatishmërisë, si dhe t’u bëjë thirrje protestuesve që të qëndrojnë paqësorë në veri të Kosovës. “, thuhet në njoftim.
E-Diaspora
-
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios E reja kosovare përfundon me sukses studimet në Universitetin e Tokios, duke u shndërruar në një... -
Gjermani
I jepet sot lamtumira e fundit 17-vjeçarit nga Kosova që vdiq pas aksidentit në Gjermani -
Londër
Kushtet e pasigurta të punës, shkaku kryesor i vdekjes së 19-vjeçarit shqiptar në Angli -
Erdhi për pushime në Kosovë, mërgimtari vritet nga e dashura -
Gjermani
Gjermani: Ndërron jetë 3-vjeçari nga Kosova pas rënies në lum
Jeta në Austri
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit













