Lajme
Shtatë kosovarët e ISIS-it dyshohet se janë në Maqedoni
Lavdrim Muhaxheri, Ridvan Haqifi dhe pesë shqiptarëve të tjerë pjesëtarë të ISIS-it, thuhet se po qëndrojnë në disa fshatra të Shkupit. Ata janë kthyer me valën e refugjatëve
Dy shtetasit kosovarë që janë dalluar për veprimtaritë tyre kriminale në Siri e Irak, si pjesëmarrës në ISIS, Lavdrim Muhaxheri i Ridvan Aqifi, thuhet se janë në Maqedoni. Mediat në Prishtinë raportojnë, shtatë shtetas kosovarë me valën e refugjatëve sirianë, kanë ardhur deri në Maqedoni.
Shërbime të ndryshme të inteligjencës, përfshirë atë të Kosovës, sipas Koha Ditore, janë të informuar për ardhjen e Lavdrim Muhaxherit, Ridvan Haqifit dhe pesë shqiptarëve të tjerë, pjesëtarë të ISIS-it. Ata thuhet se po qëndrojnë në disa fshatra të Shkupit, për të cilët ka ngritur shqetësim edhe presidenti maqedonas Gjorgje Ivanov.
Shërbimet nga Lindja thuhet se kanë treguar se shumë xhihadistë të huaj kanë filluar të largohen nga Siria pas fillimit të sulmeve nga Federata Ruse.
Në anën tjetër, Policia e Kosovës njoftoi se momentalisht në Siri ndodhen rreth 80 persona, shtetas të Republikës së Kosovës, ndërkaq numri i të vdekurve në luftën qytetare në Siri e Irak vlerësohet të jetë rreth 50.
Në një konferencë për media, Policia sqaroi se numri i përgjithshëm i kosovarëve në Siri që nga fillimi i konfliktit është 300 persona, përfshirë këto gra dhe fëmijë. Po ashtu u bë e ditur se kosovari i parë që është regjistruar që ka shkuar në Siri është kah gjysma e vitit 2012.
Luan Keka nga Drejtoria Kundër Terrorizmit tregoi edhe për arrestimin e sotëm të 44 vjeçarit, Samet Imishti nga Han të Elezi. Ai tha se është arrestuar si rezultat i hetimeve disamujore në bashkëpunim me operacionet speciale të qarkut të Brescias në Itali.
E-Diaspora
-
Winterthur
“Ne dhe Ata” sonte në Winterthur, komedia që prek realitetin e mërgatës Dan Morina vjen me një “Comedy Show” të radhës, ndërsa publiku në Zvicër pritet të argëtohet... -
Ramë Lahaj: Mërgata jonë është pasqyra më e mirë e identitetit tonë -
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi
Jeta në Austri
-
Edhe Austria ndalon Rrjetet Sociale për fëmijët nën 14 vjeç Austria do të ndalojë përdorimin e mediave sociale nga fëmijët nën 14 vjeç, sipas një marrëveshjeje... -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja











