Futboll
Shtatë gjigantët evropianë kërkojnë tërheqje të plotë nga FIFA
Danimarka ka propozuar një tërheqje të plotë nga FIFA së bashku me vendet e tjera të UEFA-s për shkak të mosmarrëveshjes së shiritit “OneLove”.
U pretendua sot se organi drejtues i futbollit dërgoi gjashtë zyrtarë në selinë e ekipit të futbollit anglez në ditën e ndeshjes së tyre në Kupën e Botës në Katar kundër Iranit dhe i kërcënoi ata me sanksione drastike nëse lojtarët do të mbanin shiritat me ngjyra.
Federatat e Anglisë, Uellsit, Belgjikës, Holandës, Zvicrës, Gjermanisëdhe Danimarkës vendosën të heqin dorë nga gjesti pro-LGBTQ+ mes kërcënimeve për sanksione, i cili përfshinte një karton të verdhë automatik për këdo që mbante një të tillë.
Tani, zyrtarët danezë kanë zbuluar se po mendojnë të largohen nga FIFA për shkak të mosmarrëveshjes dhe janë të gatshëm të diskutojnë lëvizjen dramatike me vendet anëtare të UEFA-s, raporton The Athletic.
Kryetari i federatës daneze Jesper Moller ka thënë: “Nuk është një vendim që është marrë tani. Ne kemi qenë të qartë për këtë për një kohë të gjatë. Ne e kemi diskutuar atë në rajonin nordik që nga gushti”.
“E kam menduar sërish. Unë imagjinoj se mund të ketë sfida nëse Danimarka largohet vetë. Por, le të shohim nëse nuk mund të dialogojmë për gjërat”.
“Më duhet të mendoj për pyetjen se si të rikthehet besimi në FIFA. Ne duhet të vlerësojmë atë që ka ndodhur dhe më pas duhet të krijojmë një strategji – gjithashtu me kolegët tanë nordik”, ka shtuar ai.
Sot, drejtori ekzekutiv i federatës daneze, Jakob Jensen tha se kartoni i verdhë do të ishte dënimi ‘minimal’ që ata do të kishin marrë.
E-Diaspora
-
Mbi 18 mijë votues nga Zvicra për zgjedhjet në Kosovë Mërgata kosovare në Zvicër po dëshmon edhe këtë herë interes të lartë për procesin zgjedhor në... -
Leyla Ibrahimi-Salahi uron udhëtarët: “Na pret një 2026 plot risi” -
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve -
Studentët shqiptarë në Zvicër në takim me Ambasadën e Shqipërisë në Bernë për Ditën Kombëtare të Diasporës
Jeta në Austri
-
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri Mbrëmjen e kaluar, rreth orës 23:55, persona të panjohur kanë sulmuar hyrjen e xhamisë shqiptare në... -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste











