Lajme
Shqiptarja, një nga fitueset e Standout Woman Award 2022
Klodiana Çuka është një personalitet i jetës publike italiane
Në qytetin e Romës u mbajt ceremonia e dhënies së çmimeve Standout Woman Award International. Mes fitueseve të këtij edicioni të 7-të është edhe shqiptarja Klodiana Cuka, përcjell albinfo.ch.
Durrsakja Klodiana Çuka është një personalitet i jetës publike italiane.
Klodiana Çuka lindi në Durrës më 13 prill 1972. Ajo arriti në Itali në vitin 1992 dhe më 24 prill 2009, pas 17 vjetësh fitoi nënshtetësinë italiane. E diplomuar për gjuhë dhe letërsi të huaj (rusisht dhe shqip) dhe ndërmjetëse gjuhësore kulturore, e specializuar për strukturat e burgjeve, në OJQ-në CIES – Centro Informazione Educazione allo Sviluppo – Qendra e informacionit për zhvillimin e arsimit – në Romë. Në vitin 2006 mori me maksimumin e votave doktoratën në studime ndërkombëtare për gjuhësinë dhe filologjinë shqiptare në universitetin e Kalabrisë. Anëtare e AISSE-së – Associazione Italiana Studi Sud Est Europeo – Shoqata Italiane e Studimeve të Evropës Juglindore. Që në momentin e parë të mbërritjes në Itali, Klodiana Cuka shpenzon veten për ata që, ashtu si ajo, janë larguar nga vendi i tyre dhe janë përballur me shumë vështirësi, me jetë në një tokë ndryshe nga e tyre. Që nga viti 1998 ka dhënë italisht për nxënës emigrantë në shkollat e Salento-s në Poxhardo (Poggiardo).
Klodiana Çuka Kryetare e Shoqatës Integra onlus Albania
Çmimi lindi në kuadër të EXPO 2015 nga një ide e amerikanit Beau Toskich, i cili gjithmonë e ka konsideruar gjininë femërore një burim themelore për gjithë botën, në familje, në punë kudo. Të këshilltarët për barazi dhe shoqatat e pranishme e shfrytëzuan këtë mundësi dhe kapën momentin duke nisur kështu edicionin e parë në Expo 2015.
Ai dëshiron të jetë zëri i grave që bëjnë gjëra në jetën e tyre të zakonshme e jashtëzakonshme. Shumë shpejt Çmimi Ndërkombëtar u zgjerua dhe më 2016 u jepet njerëzve të shkëlqyer, kompanive që zhvillojnë projekte inovative dhe mirëqenie etj.
E-Diaspora
-
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi Ambasada e Shqipërisë prezanton traditat kulinarie në Muajin e Frankofonisë... -
Erjon Tasholli, ylli i ardhshëm i futbollit evropian -
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios -
Gjermani
I jepet sot lamtumira e fundit 17-vjeçarit nga Kosova që vdiq pas aksidentit në Gjermani -
Londër
Kushtet e pasigurta të punës, shkaku kryesor i vdekjes së 19-vjeçarit shqiptar në Angli
Jeta në Austri
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit













