Lajme
Shqiptarja garon për mandatin e saj të tretë si deputete në Kroaci

Nesër në Kroaci mbahen zgjedhjet e përgjithshme. Shqiptarët së bashku me popujt e tjerë të ish-Jugosllavisë do të garojnë për të fituar një vend në Kuvendin e Kroacisë, vend i cili u ka takuar shqiptarëve në dy zgjedhjet e fundit.
Kryetari i Lëvizjes për Bashkim, Valon Murati përmes një statusi në facebook, u ka kërkuar shqiptarëve që jetojnë në Kroaci që të dalin në zgjedhje ditën e nesërme dhe të votojnë kandidaten shqiptare, deputeten e deritanishme Ermina Lekaj Prljasaj.
Sipas tij ajo ka përfaqësuar deri tani interesat e shqipëtarëve dhe të pakicave në Kroaci dhe një gjë të tillë do të vazhdoj ta bëjë.
Ermina Lekaj Prljasaj po garonë për mandatin e saj të tretë në Parlamentin Kroat.
Postimi i plotë i Valon Muratit – Kryetar i Lëvizjes për Bashkim
“Të dashur bashkatdhetarë tanë në Kroaci, nesër në Kroaci mbahen zgjedhjet e përgjithshme. Shqiptarët së bashku me popujt e tjerët të ish-Jugosllavisë luftojnë për të një vend që e kanë të rezervuar në Kuvendin e Kroacisë në bazë të kushtetutës kroate. Për shkak të bashkimit tuaj, keni arritur që ky vend t’u takojë shqiptarëve në dy zgjedhjet e fundit. Kam besimin e plotë se deputetja e juaj e deritanishme, znj.Ermina Lekaj Prljaskaj me nder dhe përkushtim e ka bërë përfaqësimin e interesave të shqiptarëve dhe të pakicave të tjera në Kroaci si dhe ka punuar për një lidhje edhe më të fortë në mes të shtetit mik e aleat Kroacisë me Kosovën, Shqipërinë por edhe me shqiptarët e Maqedonisë së Veriut, Malit të Zi e Kosovës Lindore. Ajo po garon për një mandat të tretë edhe me përkrahjen e Unioni Shqiptarëve Republika Kroacisë. Andaj ju bëj thirrje që nesër të dilni në votime dhe të votoni në njësinë zgjedhore XII në Listën për pakicat kombëtare, numrin 4, përaktësisht znj.Ermina Lekaj Prljaskaj”
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Kosovari para gjyqit për pjesëmarrjen në vrasjen e pensionistit 85 vjeçar Katër veta akuzohen se kanë vrarë një burrë 85-vjeçar në Pulheim - për 50 euro plaçkë....
-
Diaspora po voton, më shumë vota kanë ardhur nga Italia, SHBA dhe Greqia
-
Blerta Dodaj prezantoi një robot ujor në Harvard
-
E reja shqiptare gjendet pa shenja jete në Itali
-
Sulmojnë pikërisht shtëpinë e një polici: Kosovari thotë se ishte “vetëm ndihmës”
Jeta në Austri
-
Çmimet më të larta dhe dërgim më i ngadaltë: Çfarë po ndryshon në postën austriake nga maji 2025 Nëse planifikoni të dërgoni letra në Austri, përgatituni për çmime më të larta dhe kohë më...
-
La Austrinë për të jetuar e punuar në Kosovë
-
Austri: Rënie e ndërtimit të banesave
-
Austri: Grupi i profesionistëve kërkojnë zgjerim të rregullores për punën e rëndë
-
Panairi “Vjena 2025“, bashkoi bizneset e trojeve shqiptare