Integrimi
Shqiptarit dhe libanezit, burg të përjetshëm për vrasje të rëndë
Shqiptari nga Kosova B., e ka ndihmuar shokun e tij libanez, për të kryer vrasjen, duke e joshur viktimën dhe duke siguruar revolen me të cilën është bërë vrasja
Gjykata e Landit në Damstadt u ka shqiptuar dënimin maksimal, me burg të përjetshëm dy peronave, një shqiptari 22 dhe një libanezi 31 vjeçar për vrasjen e një libanezi tjetër, 56 vjeçar. Te rasti i 31 vjeçarit është konstatuar peshë më e madhe e përgjegjësisë. Për këtë arsye atij, me vendimin gjyqësor i përjashtohet mundësia e lirimit të parakohshëm nga burgu, pas 15 vitesh, praktikë kjo që është e zakonshme në burgjet gjermane.
Shqiptari B., i dënuar për vrasje, gjatë gjithë kohës ka kundërshtuar akuzën, duke thënë se nuk ka ditur asgjë për planifikimin e vrasjes. Mirëpo, siç shkruajnë gazetat gjermane duke iu referuar vendimit gjyqësor, indiciet tregojnë për përfshirjen edhe të tij në vrasje. Më tutje kryetari i trupit gjykues ka folur për një vrasje të planifikuar me gjakftohtësi. Me këtë rast ai ka theksuar se për këtë flet edhe preciziteti i vrasjes me shtatë plumba në kurriz.
Një ekspertizë e bërë nga Enti i Kriminalistikës në Wiesbaden që i ka bërë xhaketës së shqiptarit, ka sjellë dëshmi interesante në fillim të seancës gjyqësore. Aty janë gjetur fibra të një mjeti kozmetik që përdorte 31 vjeçari për flokët e tij. Dhe po këto fibra janë gjetur edhe në ulësen e mbrapme të një veture, të cilën e kanë vozitur të dy të dënuarit më 26 prill viktimën e mëvonshme.
Motivi i vrasjes është, siç ka konstatuar trupi gjyqësor, lakmia materiale e libanezit 31 vjeçar, (O.) i cili kishte biznese të përbashkëta në shitje të veturave me viktimën 56 vjeçar (R.). Nga ky bashkëpunim O. I kishte shumë borxhe viktimës së ardhshme të tij, shkruan wnoz.de.
Ndërsa shqiptari nga Kosova B., e ka ndihmuar me të madhe shokun e tij libanez, për të realizuar vrasjen. Veç tjerash, ka qenë ai që e ka thirrur atë me pretekstin se gjoja ishte i interesuar ta blinte makinën e tij. Ai po ashtu, sipas tekstit të vendimit gjyqësor, e ka siguruar revolen me të cilën është kryer vrasja.
E-Diaspora
-
SHBA
Festë për 18-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës në Ambasadën e SHBA-së Ambasada e Kosovës në SHBA hap dyert për festimin e 18-vjetorit të Pavarësisë... -
Nju-Jork
Anila Aliu nderohet me mirënjohje zyrtare nga Asambleja e Shtetit të Nju-Jorkut -
Hanover
Hannover Airport dhe ADAC korrigjojnë emërtimin e vendbanimeve të Kosovës -
Ansambli “Arbëresha” festoi 22 vjetorin e themelimit -
Policia bastis një klub shqiptar për shkak të lojërave ilegale të fatit
Jeta në Austri
-
75,000 euro të marra nga kasaforta në Vjenë, vjedhja e shpikur Dy burra u arrestuan pafajësisht, një vjedhje me thyerje u sajua. Tani sistemi i drejtësisë po... -
Raporti i Eurostat: Çmimet e shtëpive në BE janë rritur me 53% që nga viti 2010 -
Austri: Këto cigare po bëhen më të shtrenjta -
Hendeku buxhetor i Vjenës për vitin 2025 u reduktua në 2.8 miliardë euro -
Studimi: Të rinjtë në Austri përdorin më pak mediat sociale, rritet përdorimi i chatbot-eve me inteligjencë artificiale













