Shqipëria
Shqiptari vret gruan në Greqi, autoritetet në ndjekje të tij
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e së premtes në qytetin Volos të Greqisë, ku një shtetas shqiptar ka vrarë bashkëshorten e tij dhe më pas është larguar me nxitim nga vendi i krimit.
Policia greke ka rrethuar zonën dhe po zhvillon kërkime intensive për kapjen e autorit, i cili është parë duke u larguar drejt rrugës Gladstone.
Ngjarja u bë e ditur nga vajza e viktimës, e cila në gjendje shoku telefonoi urgjencën pasi pa nënën e saj të mbuluar me gjak në hyrje të pallatit.
Sipas mediave lokale, autori kishte pasur më parë probleme të shëndetit mendor dhe ishte trajtuar për to, megjithëse nuk dihet ende se çfarë e shkaktoi konfliktin mes çiftit.
Banorët e zonës shprehen të habitur, pasi familja nuk kishte krijuar kurrë shqetësime dhe ishte e njohur për marrëdhënie të qeta me fqinjët.
E-Diaspora
-
Kush preket nga pezullimi i vizave të emigrimit për në SHBA? Kë e prek pezullimi i vizave të emigrimit për në SHBA? ... -
“Jam shqiptare”, këngëtarja e famshme turke Simge Sağın zbulon origjinën nga Peja -
Dy shqiptarë arrestohen pas ndjekjeje të rrezikshme në autostradën A15 në Itali -
Itali
Projekti “Biblioteka shqip” pasuron bibliotekat në jug të Italisë me libra në gjuhën shqipe -
Pikat kufitare: Pritje jo më të gjata se 20 minuta për të dalë nga Kosova
Jeta në Austri
-
Festat zyrtare austriake dhe pushimet shkollore për vitin 2026 Festat zyrtare të Austrisë 2026 dhe pushimet shkollore të Vjenës 2025/26. Kalendari i plotë me... -
Ekspertët kosovarë që shkëlqejnë në Evropë: Dr. MDSc Genc Zenunaj pjesë e rastit të parë “Guided Quad Zygoma” LUMC, Holandë -
Vjenë: Procesi i votimit në ambasadë po vazhdon në mënyrë të rregullt -
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja











