Integrimi
Shqiptari nga Kosova fiton 2 milionë euro në loton kroate
Afër 18 milionë kuna ose rreth 2.3 milione auro i ka fituar furrtari Hil Kolgjeraj duke luajtur, siç e thotë vetë, për herë të parë në jetë, në loto!
Hil Kolgjeraj, një furrtar nga Zymi i Kosovës, që jeton në Kroaci, ka fituar këtë javë një shumë të madhe në Llotarinë Kroate. Afër 18 milionë kuna ose rreth 2.3 milione auro i ka fituar duke luajtur, siç e thotë vetë, për herë të parë në jetë, në loto.
«Nuk kam luajtur kurrë më parë pasi që kam menduar se, thjesht, është e pamundur të kesh kaq shumë fat dhe t`ia qëllosh të gjithë numrave, shkruan faqja kroate në internet novosti24.net. As kësaj here nuk do të kisha luajtur po të mos më nxiste një mik. Po kalonim pranë kioskut të lotarisë dhe pasi që shoku im luan rregullisht, u ndalëm për ta blerë një biletë, transmeton albinfo.ch. Atëherë ai më pyeti përse nuk luaj edhe unë», thotë Hili.
«Haha Hil qyqari, po hajt, duhet së paku njëherë të provosh të luash, përndryshe kurrë nuk do të fitosh asgjë». Pasi më tha kështu, vendosa që edhe unë ta blej një biletë llotarie», thotë ai.
I pyetur se sa para do t`ia japë shokut dhe se ku mendon t`i shpenzojë paratë e fituara, Kolgjeraj thotë: «Ende nuk e di. Por ajo që e di me siguri është se me disa qindra kunat e para do të pimë dhe festojmë një herë si duhet me mikun tim, përcjell albinfo.ch. Dhe, do ta fitojë edhe ai pjesën e tij, pa merak. Sepse megjithatë falë tij unë u bëra i pasur”.
E-Diaspora
-
Winterthur
“Ne dhe Ata” sonte në Winterthur, komedia që prek realitetin e mërgatës Dan Morina vjen me një “Comedy Show” të radhës, ndërsa publiku në Zvicër pritet të argëtohet... -
Ramë Lahaj: Mërgata jonë është pasqyra më e mirë e identitetit tonë -
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi
Jeta në Austri
-
Edhe Austria ndalon Rrjetet Sociale për fëmijët nën 14 vjeç Austria do të ndalojë përdorimin e mediave sociale nga fëmijët nën 14 vjeç, sipas një marrëveshjeje... -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja













