Shkurt.ch
Shqiptari me dy vajzat 5 e 8 vjeçe me kostume kombëtare në paradën e motorëve!
Kundër babait është bërë kallëzim penal dhe ai është dënuar me një gjobë prej 500 eurosh. Përveç që kishte lejuar dy vajzat e vogla të ngisnin motorët pa përcjellje të të rriturve, ai kishte lejuar që ato të vishnin kostume kombëtare, të ciat mbërrinin deri te zinxhirët e motorit!
Edhe vetë ngasësit e Harley-Davidson-ëve kanë mbetur gojëhapur nga ajo që kanë parë: në mesin e mijëra motoristëve të shtunën ishin edhe dy vajza, me fustana të gjatë të cilët u shkonin zvarrë, pothuaj duke “fshirë” rrugën. Por atyre iu ndërpre vozitja e mëtejshme posa i pikasi policia: bëhej fjalë për dy vajza shqiptare 5 dhe 8 vjeçe, shkruan kurier.at.
Dy motrat po ngisnin mopedë të vegjël, të palejuar në trafik, por të konstruktuar në stilin e motorëve të famshëm Harley Davidson, transmeton albinfo.ch. Sidoqoftë, ato po i ngisnin me 30 deri 40 kilometra në orë motorët e tyre kur u panë në grupin e madh të motoristëve.
Dy vajzat ishin në shoqërim të babait të tyre, i cili ngiste një Harley Davidson. Ai, një shqiptar, shtetas i Italisë i është bashkuar një grupi të motoristëve nga Shqipëria dhe e udhëhiqte paradën me veshje kombëtare shqiptare, veshje të cilën e bartnin edhe pjesëtarët e grupit ashtu si dhe dy vajzat.
Kundër babait është bërë kallëzim penal dhe ai është dënuar me një gjobë prej 500 eurosh. Përveç që kishte lejuar dy vajzat e vogla të ngisnin motorët pa përcjellje të të rriturve, ai kishte lejuar që ato të vishnin kostume kombëtare, të cilat mbërrinin deri te zinxhirët e motorit! Dhe veç kësaj, ato nuk bartnin helmeta!
E-Diaspora
-
Leyla Ibrahimi-Salahi uron udhëtarët: “Na pret një 2026 plot risi” CEO e Air Prishtinës, Leyla Ibrahimi-Salahi, ka uruar të gjithë udhëtarët dhe partnerët për festat e... -
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve -
Studentët shqiptarë në Zvicër në takim me Ambasadën e Shqipërisë në Bernë për Ditën Kombëtare të Diasporës -
Emigruan për një jetë më të mirë, familja shqiptare fle në rrugët e Francës
Jeta në Austri
-
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri Mbrëmjen e kaluar, rreth orës 23:55, persona të panjohur kanë sulmuar hyrjen e xhamisë shqiptare në... -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste











