Shqipëria
Shqiptari me dënim të përjetshëm në Greqi, shpallet i pafajshëm
Pas 9 vjetësh zbulohet e vërteta mbi vrasjen e bujshme në ishullin Kos të Greqisë, ngjarje në të cilën u përfshi 54-vjeçari me origjinë shqiptare, Jani Zoto.
Ai u arrestua në shtëpinë e tij për vrasjen me thikë të 43-vjeçares Aciu Flopjca-Aurica në vitin 2015 dhe ishte dënuar me burgim të përjetshëm. Viktima me origjinë nga Rumania, nënë e 3 fëmijëve, bashkëjetonte me shqiptarin prej vitesh.
54-vjeçari kishte mohuar përfshirjen në këtë ngjarje të rëndë, por me faktet e reja që dolën në dritë u provua pafajësia e tij. I akuzuari tashmë është liruar me kushtin që të mos dalë jashtë vendit dhe paraqitjen e tij një herë në muaj në komisariatin pranë vendbanimit të tij.
Gjurmët e gishtërinjve të zbuluara në vendin e krimit i përkisnin një pakistanezi, i cili jetonte me bashkatdhetarët e tij në një apartament në katin e parë të pallatit ku jetonte edhe çifti.
Autori është arrestuar në Gjermani për vjedhje të një dyqani dhe pas një hetimi, u zbulua që ai ishte autori i vrasjes në ishullin Kos të Greqisë. Sipas mediave greke, ai ka pranuar krimin gjatë marrjes në pyetje, transmeton Klan, përcjell albinfo.ch.
Ngjarja e rëndë ndodhi më 14 prill 2014, rreth orës 13:54 dhe ishte vetë Jani Zoto ai që kishte telefonuar policinë. “E kanë vrarë, nuk e besoj kush e ka bërë këtë”, kishte deklaruar shqiptari në momentin që kishin ardhur oficerët e policisë. Nga ajo që shkruajnë mediat greke, mësohet se shqiptari kishte qenë në punë në momentin kur edhe është kryer vrasja.
E-Diaspora
-
SHBA
Festë për 18-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës në Ambasadën e SHBA-së Ambasada e Kosovës në SHBA hap dyert për festimin e 18-vjetorit të Pavarësisë... -
Nju-Jork
Anila Aliu nderohet me mirënjohje zyrtare nga Asambleja e Shtetit të Nju-Jorkut -
Hanover
Hannover Airport dhe ADAC korrigjojnë emërtimin e vendbanimeve të Kosovës -
Ansambli “Arbëresha” festoi 22 vjetorin e themelimit -
Policia bastis një klub shqiptar për shkak të lojërave ilegale të fatit
Jeta në Austri
-
75,000 euro të marra nga kasaforta në Vjenë, vjedhja e shpikur Dy burra u arrestuan pafajësisht, një vjedhje me thyerje u sajua. Tani sistemi i drejtësisë po... -
Raporti i Eurostat: Çmimet e shtëpive në BE janë rritur me 53% që nga viti 2010 -
Austri: Këto cigare po bëhen më të shtrenjta -
Hendeku buxhetor i Vjenës për vitin 2025 u reduktua në 2.8 miliardë euro -
Studimi: Të rinjtë në Austri përdorin më pak mediat sociale, rritet përdorimi i chatbot-eve me inteligjencë artificiale












