E-Diaspora
Lëndoi policin austriak gjatë tentativës për të shpëtuar nga arrestimi
Dy shqiptarë janë arrestuar për grabitje të ndryshme, ndërsa njëri sosh plagosi një polic gjatë arrestimit, shkruan noen.at.
Dy shqiptarët 23 dhe 24 vjeçarë në fillim të dhjetorit kishin udhëtuar me tren deri te vendi ku kishin planifikuar të plaçkisin një shtëpi shumë anëtarëshe. Ata kishin arritur të hapin dritaren dhunshëm dhe kishin grabitur sende me vlerë 1700 euro, përcjell albinfo.ch. Ngjarja ka ndodhur në 10 dhjetor 2017.
Në 12 dhjetor ata kishin grabitur përsëri, kësaj here me vlerë 2200 euro. Përpara se në 16 dhjetor në Brunn ata u kapën në flagrancë, dyshja arriti të vjedhë 200 euro. Policia kapi njërin prej tyre, ku nga tentativa u plagos një polic në shpatulla. 24 vjeçari kërkon falje rreth incidentit: “Më vjen keq. Nuk desha ta lëndoj policin.”
Shoku i tij 24 vjeçar u kap më vonë në vendbanimin e tij, gjithashtu edhe ky rezitoi gjatë arrestimit. U desh përdorimi i gazitlotsjellës për ta arrestuar. Policia arriti të sekuestrojë një sërë plaçkash të vlefshme si flori dhe para kesh.
23 vjeçari u dënua nga Gjykata me tre vjet burg, ndërsa shoku i tij me tre vjet e tre muaj. Të dyja vendimet nuk janë të plotfuqishme.
E-Diaspora
-
Kosova dhe Shqipëria në krye të kërkesave për bashkim familjar në Gjermani Pavarësisht shtrëngimit të politikave të imigracionit në Gjermani, qytetarët nga Kosova dhe Shqipëria mbeten ndër aplikuesit... -
Mbi 18 mijë votues nga Zvicra për zgjedhjet në Kosovë -
Leyla Ibrahimi-Salahi uron udhëtarët: “Na pret një 2026 plot risi” -
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve
Jeta në Austri
-
Ekspertët kosovarë që shkëlqejnë në Evropë: Dr. MDSc Genc Zenunaj pjesë e rastit të parë “Guided Quad Zygoma” LUMC, Holandë Në Departamentin e Kirurgjisë Maksillofaciale në LUMC u krye me sukses ndërhyrja e parë “Guided Quad... -
Vjenë: Procesi i votimit në ambasadë po vazhdon në mënyrë të rregullt -
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026










