Integrimi
Shqiptari i prezantuar si “nipi i Günther Jauch” mashtron plakun gjerman
Dënohet me tre vjet burg pasi që ka "lehtësuar" plakun 89 vjeçar për rreth 37 mijë euro
Takimi me plakun e verbër 89 vjeçar Herbert T. për shqiptarin 42 vjeçar Enver M. ka qenë si një «e qëlluar e pyetjes milionëshe». Në fakt ai i është prezantuar plakut bë fjalë si «nipi i Günter Jauch»-ut, moderatorit të famshëm gjerman të kuizit më të madh evropian «Kush do të bëhet milioner»
Shqiptari e ka takuar plakun e pasur, ish arkitekt, pas përfundimit të operës, shkruan bild.de. Duke i ofruar ndihmë, ai e çon atë deri në shtëpinë e tij në Friedrichdorf dhe vendoset te ai.
Aq shumë besim fiton te plaku sa që fillon të banojë te ai, ia siguron një pastruese dhe madje edhe prostituta.
Para trupit gjykues ku sot i ështe kryer gjykimi, Enveri (i quajtur Ton Jauch) ka pohuar se kanë qenë «sigurisht nja 100 prostituta», që ai ia ka dërguar plakut. Ndërsa Herbert T. ka pranuar se ka pasur por jo aq shumë: «2 prostituta kanë ardhur te unë dhe të dyjave ua kam paguar nga 25 euro. Tony më ka dërguar edhe në bordel në Frankfurt por mua nuk më ka pëlqyer kjo gjë. Unë kërkoja një grua për të jetar me të».
Sidoqoftë, Tony ka ditur gjatë tërë kohës se ku gjende kartat e bankës të plakut dhe ka bërë me to çfarë ka dshur, transmeton albinfo.ch. Ka marrë, herë 50, herë 2000 euro nga baka dhe ka blerë atë që ka dëshiriar, thtë Herbert T. Gjithsej është konstatuar se ka përvetësuar 37 152,79 euro
Vetëm tre muaj më vonë plaku e merr vesh se Tony Jauch nuk është ai që prezantohej. Menjëherë ushtro kallëzim penal kundër tij.
Gjykata ka vendosur: tre vjet burg për mashtrim serik për Enverin.
E-Diaspora
-
Winterthur
“Ne dhe Ata” sonte në Winterthur, komedia që prek realitetin e mërgatës Dan Morina vjen me një “Comedy Show” të radhës, ndërsa publiku në Zvicër pritet të argëtohet... -
Ramë Lahaj: Mërgata jonë është pasqyra më e mirë e identitetit tonë -
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi
Jeta në Austri
-
Edhe Austria ndalon Rrjetet Sociale për fëmijët nën 14 vjeç Austria do të ndalojë përdorimin e mediave sociale nga fëmijët nën 14 vjeç, sipas një marrëveshjeje... -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja













