CH-Ballkani
Shqiptari dhe grekja kapen në Zvicër me 4 kg. kokainë
Dy të dyshuarit, një burrë 32 dhe një grua 27 vjeçe banojnë në Gjermani, me prejardhje janë njëri nga Shqipëria dhe tjetra nga Greqia

Rruga e tyre nga Gjermania drejt Cyrihut ku e kishin synimin, përfundoi në vendkalimin kufitar. Aty, punonjësit e Doganës Federale të Zvicrës (EVZ) e ndaluan për kontroll makinën në të cilën ndodheshin dy kontrabandistë të dyshuar të drogës dhe konfiskuan me këtë rast katër kilogramë kokainë, shkruan polizeinews.ch..
Dy të dyshuarit, një burrë 32 dhe një grua 27 vjeçe banojnë në Gjermani, me prejardhje janë njëri nga Shqipëria dhe tjetra nga Greqia ndërsa makina me të cilën udhëtonin, kishte regjistrim belg.
Më 11 gusht 2019, derisa donin të kalonin kufirin nga Gjermania në Zvicër, në vendkalimin kufitar Thayngen, zyrtarët e doganave kanë ndaluar makinën për ta kontrolluar, transmeton albinfo.ch. Duke shikuar mbrojtësen e përparme (parakolpin) ata kanë parë se aty ishte konstruktuar një vendfshehjeje, ku pastaj kanë gjetur 4 kilogramë kokainë.
Dy të dyshuarit i janë dorëzuar policisë së Schaffhausenit për hetime të mëtejme.
(Foto: EVZ)
Të ngjashme
Të tjera nga CH-Ballkani
E-Diaspora
-
Artisti Sislej Xhafa, sjell ekspozitë të veçantë në Alpet e Zvicrës Ekspozita e tij e veçantë, ringjall solidaritetin e Zvicrës në kohë lufte në shtetin e Kosovës...
-
Gjermani: Shoqatat shqiptare prezantojnë kulturën dhe traditat
-
Britani: Bie pema mbi pesë fëmijë, humb jetën 7 vjeçarja shqiptare
-
Arti diplomon në fushën e Financave në Universitetin NOVA në Portugali
-
FDP kandidon Përparim Avdilin për kryebashkiak të Cyrihut
Jeta në Austri
-
Austria pritet të përballet me një valë të nxehti Pasi pjesa më e madhe e Evropës ka qenë në vapë të madhe, Austria është gati...
-
Austri: Prej 1 korrikut, kosto më të larta për këto shërbime
-
Austria do dyfishojë fondet për shëndetin mendor në shkolla pas tragjedisë në Graz
-
Rritje e interesimit për studimet mjekësore në Austri
-
Zjarr i madh në impiantin e riciklimit në Tirolin Lindor