Shkurt.ch
Shqiptari 24 vjeçar akuzohet për mbi 150 vjedhje me thyerje
Policia ka konstatuar se ai mund të jetë përgjegjës për së paku 150 plaçkitje banesash të realizuara nga 1 qershori 2015 deri më 29 dhjetor
Policia e Lucernit ka arrestuar një shqiptar të moshës 24 vjeçare, të dyshuar se vetëm gjatë shtatë muajve ka bërë mbi 150 vjedhje me thyerje në banesa të ndryshme. Vjedhjet kanë ndodhur në kantonet Aargau dhe Lucern.
Personi në fjalë është kapur në flagrancë nga policia e Lucernit më 29 dhjetor 2015, pasi që kishte hyrë për të plaçkitur një shtëpi, shkruan nlz.ch.
Ndërkohë, nga hetimet e policisë është konstatuar se ai mund të jetë përgjegjës për së paku 150 plaçkitje të tilla banesash, transmeton albinfo.ch. Ato i ka realizuar nga 1 qershori 2015 deri në ditën kur është arrestuar, pra më 29 dhjetor të po atij viti, ka bërë të ditur Policia e Kantonit të Lucernit sot.
Gjatë vjedhjeve me thyerje ai ka pasur në fokus shtëpitë private ndërsa ka vjedhur më shumë stoli dhe para të gatshme, përcjell albinfo.ch. Vlera e parave dhe gjësendeve të vjedhura llogaritet në disa qindra mijë franga, ndërsa dëmi i shkaktuar gjatë thyerjeve është së paku 250 mijë franga.
E-Diaspora
-
Bau Investment Schweiz AG zgjeron portofolin me një nga projektet rezidenciale më të larta në Effretikon Kompania Bau Investment Schweiz AG, me seli në Schlieren të Cyrihut, po forcon praninë e saj... -
Zvicër: Sa flitet gjuha shqipe në shtëpi -
Gjermani
Turnir futsalli në Berlin për 28-vjetorin e Epopesë së UÇK-së -
Bullakaj: Komuniteti shqiptar ka qenë thelbësor në fushatën time zgjedhore -
Arrestohet shtetasi malazez: Ka kërcënuar me vdekje kandidatin për kryeter të Cyrihut, Përparim Avdilin
Jeta në Austri
-
Vjenë: Ndryshim i rregullave të parkingut, ministria del me njoftim Në Vjenë, monitorimi i hapësirave të parkimit do të rirregullohet – në të ardhmen, përgjegjës do... -
Ortopedi shqiptar Dr.Leonard Ndue, në shërbim të mijëra pacientëve në Vjenë -
Martesat dhe divorcet shënuan rënie në Austri gjatë vitit 2025 -
Austri
Nuk u vlerësua nga juria, por kënga e Sidrit Vokshit bëhet hit ne Austri -
Vjena rrit ndihmën për të pastrehët gjatë stuhisë dimërore












