Lajme
Shqiptarët të mësojnë për turizmin në Zvicër
Derisa turizmi vjen e bëhet një sektor gjithmonë e më i rëndësishëm në ekonominë e Shqipërisë, një staf i kualifikuar në gjendje që të ofrojë një lloj turizmi elitar bëhet gjithnjë e më i domosdoshëm.
Një kualifikim i tillë mund të merret në pak vende në botë dhe pa dyshim edhe në dy institucionet elitarë të hotelerisë dhe turizmit në Zvicër, universitetet “Glis” dhe “Les Roches”.
Për të prezantuar këto dy institucione, në Tiranë ishin të pranishëm dy përfaqësues të “Laureate Group”, Julia Tokareva dhe Besart Xhaferi.
“Shqipëria ka shumë burime natyrore. Tirana është e bukur dhe të gjitha këto janë faktorë për zhvillimin e kësaj industrie të hoteleri turizmit në Shqipëri. Njerëzit janë mikpritës dhe ky është vetëm fillimi. Mendoj se Shqipëria i ka të gjitha mundësitë për t’u shndërruar në një destinacion kryesor turizmi në rajon dhe më gjerë”, u shpreh Tokareva, gjatë një interviste për “Top Channel”.
Hotel “GLIS”
“Në Zvicër janë tre universitetet më të mëdha të turizmit dhe secili prej tyre ka procedurë pranimi dhe akreditimi. Niveli universitar është ajo që na dallon, pasi ne arrijmë ta bëjmë hoteleri-turizmin një përvojë dinamike, në të cilën mund të rriten studentët dhe të studiojnë sipas ëndrrave të tyre. Kjo është industria ndërkombëtare e turizmit, ne u mësojmë studentëve të jenë të hapur ndaj kulturave të tjera dhe i inkurajojnë të njohin sa më shumë gjuhë e kultura të ndryshme”, tha Tokareva.
Gjatë intervistës së saj, Tokerava iu përgjigj edhe pyetjes së drejtpërdrejtë se pse studentët shqiptarë duhet të zgjedhin pikërisht shkollat në fjalë.
Hotel “Les Roches”
“Zvicra është nëna e turizmit dhe hotelerisë. Shkolla e parë në botë për këtë profil është hapur në Zvicër dhe kjo industri lindi atje, prandaj kemi parasysh një program avangardë. Njëkohësisht, ofrojmë kemi bursa të ndryshme dhe kjo varet gjithashtu nga kompanitë sponsore, që vendosin se kujt do të donin t’i ofronin bursat dhe gjithmonë përcaktojnë se kë duan të mbështesin”, tha Tokareva në Tiranë.
Nga ana e tij, shqiptari Besart Xhaferi u ndal në cilësinë e studimit në akademitë në fjalë dhe përshkroi jetën studentore në “Glis” dhe “Les Roches”.
“Është një sektor shumë i madh dhe për të qenë në majën e kësaj industrie duhet të kesh edukimin më të mirë. Këto universitete nuk ofrojnë kurse për operacione të vogla nëpër hotele, si kamerier, kuzhinier, recepsionit, etj. Kurset e menaxhim-biznesit, me drejtim turizmi të bëjnë të aftë të jesh menaxher i hoteleve më të mëdha në botë, prandaj në universitet ka studentë nga 117 shtete të ndryshme të botës. Në Shqipëri nuk kemi term për “hospitality”, të jesh mikpritës për ta vjelur, jo vetëm kur të vjen turisti. Tashmë, në tregun shqiptar është e domosdoshme që të rrisim nivelin dhe të sjellim profesionistë gjithmonë e më të kualifikuar”, tha Xhaferi.
Xhaferi riktheu në kujtesë deklaratën e një profesionist gjerman, që këshilloi Shqipërinë që të mos orientohet nga turizmi i lirë, por të investojë për një turizëm elitar, për t’u shndërruar në një Monte Carlo të vogël apo një tjetër perlë e Mesdheut.
E-Diaspora
-
Haradinaj konfirmon kandidaturën e parë për deputet nga diaspora Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka bërë të ditur se struktura e partisë në diasporë është... -
Ekspozita personale “Gjurmët në Medalion” e Valbona Gashit hapet në Konsullatën e Kosovës në Gjenevë -
Krasniqi: Mijëra fletëvotime nga diaspora rrezikojnë të mos arrijnë në kohë në Kosovë -
Mbahen takimet poetike të Nëntorit në Lucern -
Seminar i KKAD me temën “Sfidat e gjuhës shqipe në diasporë”
Jeta në Austri
-
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë Piloti austriak bën ulje emergjente në autostradën A2 në Karinthia pranë kufirit italian; nuk ka të... -
Influencerja e zhdukur austriake gjendet e vdekur, brenda një valixheje -
Me 23 nëntor mbahet në Vjenë “Turneu i Pavarësisë” -
Koncert festiv për ditën e Pavarësisë së Shqipërisë në Baden të Austrisë -
Vjenë
Orë letrare në Vjenë në shënim të Ditës së Flamurit










