Integrimi
Shqiptarët, shumë afër riorganizimit të mirëfilltë të tyre në Zvicër
Një fillim i mirë i riorganizimit të shqiptarëve vlerësohet të jetë këtë të diele në Bernë në Kuvendin e përgjithshëm shqiptar, ku, me anë të nje ftese të hapur publike, janë ftuar persona nga të gjitha shtresat dhe profesionet nga të gjitha kantonet e Zvicrës.
Ky kuvend synon të mbledhë bashkë shqiptarët pa marrë parasysh vendin e preardhjes dhe përkatësinë e tyre politike e fetare.
Organizatorët pohojnë se kanë për qëllim të formojnë një lobi shqiptar, i cili do të marrë mandatin në Kuvendin e Bernës, për të përfaqësuar të gjithë shqiptarët në Zvicër.
Mbajtja e këtij kuvendi është konceptuar pas një pune më shumë se një vjeçare të një grupi të ekspertëve të legjitimuar nga punëtoria e ardhmërisë, i cili kishte mbajtur takime konsultative në shumë kantone të Zvicrës.
“Pas një rrugëtimi të gjatë po i vjen radha edhe institucionalizimit të kësaj nisme”, thonë iniciatorët.
Njëkohësisht ata theksojnë rëndësinë e mbështetjes institucionale të Ambasadorit të Kosovës, Z. Naim Malaj që ka vënë në dispozicion lokalet dhe ndihmën logjistike si dhe Z Elezi, Pollozhani e Ramadani, që kanë shprehur përkrahjen e tyre të plotë morale.
“Ky kuvend mbahet në kuadër të përpjekjeve për organizimin e një lobi shqiptar që do të përfaqësonte interesat e shqiptarëve përballë vendit pritës dhe vendeve të origjinës. Ai ka si qëllim hedhjen e bazave të organizimit, zgjedhjen e Këshillit strategjik, kryesisë të cilët më pas do të organizojnë grupet punuese në lëmi të ndryshme”, ka bërë të ditur për Albinfo.ch, njëri prej përfaqësuesve të grupit iniciator, Orhan Spahiu.
Kryesia e zgjedhur më 28 maj do të ketë mandat njëvjeçar në përputhje me rregullat demokratike.Kjo do t’i japë mundësinë kryesisë provizore të hedhë bazat e strukurave përkatëse, të zgjidhë problemin e financimit dhe të mund t’i haë rrugën njerëzve të rinj në mandatet e ardhshme. “Kjo kryesi, për hir të funksionimit sa më demokratik, ka një mandat një vjeçar dhe si mision ka krijimin e strukturave funksionale afatgjata”, njofton Orhan Spahiu.
Sipas iniciatorëve, Kuvendi mbetet i hapur për çdo individ apo shoqatë që dëshiron të japë kontributin e vet në komisionet përkatëse.
Shkaqet se pse shqiptarët ishin të paorganizuar kanë qenë të ndryshme në periudha të ndryshme kohore.
Interesat e tyre nuk i ka mbrojtur askush as këtu e as në vendlindje.
Sido që të jetë, nuk është vështirë të konstatohet se shqiptarëve në Zvicër iu ka munguar deri tash një organizim i tillë. 29 maji në Bernë do të jetë një mundësi e mirë.
Për informata të mëtutjeshme konsultoni kalendarin albinfo.chStatuti i Kuvendit të Shqiptarëve të Zvicrës, versioni i funditOrganigrami i Kuvendit të Shqiptarëve të Zvicrës
Të tjera nga Integrimi
E-Diaspora
-
Një urë mes rrënjëve dhe integrimit, një shtëpi e përbashkët e besimit dhe kulturës Nga hapja solemne e Xhamisë Shqiptare në Tafers – Friburg... -
Melisa Leka, shkëlqen në serialin ndërkombëtar “Dark Side of the Ring” -
Libri i Mira Kazhanit promovohet në Gjermani -
Fjolla dhe Ardiana prezantojnë “Vajzë”, një urë mes Kosovës dhe Zvicrës -
USA
Kur ëndrrat nuk njohin kufij, rrugëtimi akademik i Albulena Ukës
Jeta në Austri
-
Vjenë
Hapen tregjet e Krishtlindjeve në Vjenë Tregjet e Krishtlindjeve në Schönbrunn, Floridsdorf dhe Favoriten janë hapur tashmë. Sot, hapet edhe tregu i Krishtlindjeve... -
Rita Ora gati ta ndezë atmosferën në hapjen e sezonit dimëror në Austri -
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa -
Çmimet e shtëpive familjare në Austri rriten me 2.2% në fillim të vitit 2025









