Shqipëria
Shqiptarët patriotë: Zgjedhin më shumë Shqipërinë për pushime
178 mijë shtetas shqiptarë që kanë hyrë më shumë në Shqipëri, krahasuar me muajt qershor-korrik të një viti më parë
Turistët shqiptarë zgjodhën vendin e tyre për t’u relaksuar, ky është rezultati për gjysmën e parë të verës.
Nisur nga shifrat e siguruara për periudhën qershor-korrik 2018 janë 178 mijë shtetas shqiptarë që kanë hyrë më shumë në Shqipëri, krahasuar me muajt qershor-korrik të një viti më parë.
Nisur nga shifrat e bëra publike për televizionin SCAN nga Policia e Shtetit rezulton se ky numër është në rritje duke përjashtuar muajin gusht që është periudha që lëvizjet janë më të shumta të cilat mund të ndryshojnë trendin pavarësisht nëse janë shtetas që vijnë për turizëm ose jo.
Ajo që vihet re nga të dhënat është se nuk është i njëjti trend sa i takon daljeve të shtetasve shqiptar jashtë kufirit, lidhur me daljet rezulton e kundërta të paktën për dy muajit qershor dhe korrik 2018, përcjell albinfo.ch.
Nga përllogaritjet e shifrave rezulton se janë 30 mijë shtetas shqiptarë më pak të cilët kanë dal jashtë kufirit.
Kjo do të thotë se shumë shqiptarë kanë përzgjedhur ti kalojnë ditët e nxehta të qershorit dhe korrikut në vendlindje dhe një numër më i vogël se në 2017 kanë preferuar ti kalojnë jashtë kufirit.
E-Diaspora
-
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 Zëri i saj ndërthur traditën shqiptare me universin bashkëkohor të xhazit. Albinfo.ch shpall Elina Dunin Personalitet... -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan -
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë












