Lajme
Shqiptarët në zgjedhjet parlamentare të Zvicrës, temë e numrit të ri të albinfo.ch
Pesë intervista: Afërdita Bogiqi, (Valis), Gzim Hasanaj (Baselland); Islam Alijaj, Përparim Avdili, Reis Luzhnica (Cyrih). Portret: Ylfete Fanaj, Lucern

Numri më i ri i magazinës albinfo.ch, prej sot është në duar të lexuesve. Blloku tematik i këtij numri merret me zgjedhjet për Parlamentin e Zvicrës që mbahen në tetor 2023, gjegjësisht me pjesëmarrjen e politikanëve me rrënjë shqiptare, në këto zgjedhje.
Me këtë rast, redaksia e albinfo.ch ka intervistuar të gjithë (5) politikanët në fjalë që deri më tani kanë shpallur kandidaturën për t’u bërë deputetë federalë të Zvicrës. Fjala është për kandidatët: Afërdita Bogiqi, PS, Kantoni Valis; Gzim Hasanaj, GL, Baselland; Islam Alijaj, PS, Cyrih; Përparim Avdili, FDP, Cyrih dhe Reis Luzhnica, PS, Cyrih.
Ndonëse bëjnë garë për tri parti të ndryshme, ata i lidh një interes i përbashkët: të sigurojnë që më në fund një shqiptar të ulet në Parlamentin e Zvicrës. Këtë e theksojnë që të pestët, duke kërkuar, si kurrë më parë, një mobilizim të votës shqiptare, pavarësisht nga partia, për të realizuar qëllimin e përmendur.
Vetëm një ditë para mbylljes së numrit të revistës, më 14 maj komuniteti shqiptar i Zvicrës mori një lajm të mirë, mbase më të mirin deri më sot: Ylfete Fanaj, në raundin e dytë të zgjedhjeve fitoi garën për një vend në ekzekutivin (qeverinë) e Kantonit të Lucernit. Një arritje si kjo, nuk kishte si të mos gjente vend në revistën tonë. Prandaj, Ylfetja dhe pesë kandidatët e përmendur, stolisin edhe ballinën e numrit më të ri, të majit, të revistës albinfo.ch.
Përveç temave aktuale politike, ky numër është i pasur edhe me tema të larmishme nga jeta në diasporë. Kështu, albinfo.ch prezanton alpinisten e suksesshme Gentiana Zyba, e cila po pushton majat e maleve të larta në botë, pastaj futbollistin e ri, të dalluar, Zidan Tairin, 5 motrat Gashi, nga Kantoni Thurgau, që krahas karrierës akademike i dallon edhe pasioni për vallen shqiptare etj.
Në numrin aktual zënë hapësirë po ashtu një numër afaristësh shqiptarë nga Zvicra me kompanitë e tyre të suksesshme si dhe rubrikat standarde si ajo e librit, filmit, fjalëkryqi etj.
Magazina albinfo.ch, si gjithnjë, mund të gjendet falas në të gjitha ambientet që frekuentohen nga shqiptarët në Zvicër, ndërsa, me pagesë ajo mund t’ ju vijë në adresën e shtëpisë ose zyrës suaj.
Lexim të këndshëm!
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Dënim i përjetshëm kosovarit, për vrasjen e “dyshes” së një gruaje Një grua 23-vjeçare është therur disa herë për vdekje në mënyrë që një grua me pamje...
-
Esat Bytyqi në mesin e arkitektëve më të mirë në Austri
-
Riola e Hira, dy yjet shqiptare të pianos nga Italia
-
Astrit Krasniqi diplomon me nderime nga Akademia Policore e Nju-Jorkut
-
“Me zemër për Diasporën”, panairi i grave në Prishtinë sjell ngjyrat e traditës dhe fuqizimin ekonomik
Jeta në Austri
-
Deri në 36°C: Ditë të nxehta përpara në të gjithë Austrinë Vala e ardhshme e të nxehtit në Austri është këtu: deri në 36°C, qiell me diell...
-
Borxhi i Austrisë po rritet, rritja mbetet e ulët
-
Austri: 121.40 euro shtesë për çdo fëmijë në gusht
-
Esat Bytyqi në mesin e arkitektëve më të mirë në Austri
-
Hendeku gjinor i pensioneve në Austri zvogëlohet pak