Integrimi
Shqiptarët në aksion për pastrimin e ambientit
21 shtatori është dita kombëtare për pastërtinë e ambientit. Qytetaret e Zvicrës, i madh e i vogël bëhen bashkë për ta pastruar ambientin që i rrethon
Njihet si një ndër vendet më të pastra në botë, por megjithatë për qytetaret e saj nuk është mjaft. Ata angazhohen edhe me tutje qe vendi i tyre Zvicra të jetë edhe më i pastër.
21 shtatori është dita kombëtare për pastërtinë e ambientit. Qytetaret e Zvicrës, i madh e i vogël bëhen bashkë për ta pastruar ambientin që i rrethon.
Duke filluar nga ora 09:00, si në çdo qytet e fshat të Zvicrës edhe në Glattbrugg të Cyrihut janë mbledhur shumë qytetarë për t’iu bashkuar këtij aksioni të quajtur “Clean up day”, që në shqip i bie “Dita e Pastërtisë”.
Duke e ndier veten si bashkëvendës edhe shqiptarët kanë marrë pjesë në një numër të madh për pastrimin e ambientit.
Shoqata shqiptare “Glattalb” dhe “17shkurti.ch” iu kane përgjigjur aksionit “Clean up day”, duke marre edhe fëmijët me vete.
“Ne qysh në klasë të parë kemi mësuar për ambientin, dhe se pastërtia është gjysma e shëndetit. Si obligim qe e kemi si shoqate e “Glattbruggit”, por edhe si qytetarë të këtij vendi ne kemi dalë në këtë aksion për pastrimin e ambientit”, tha Avni Mehmeti, kryetar i “Glattalb”.
Ndërsa Agron Zahiri nga shoqata 17shkurti.ch thotë se ne shqiptarët në Glattbrugg jemi organizuar për ti treguar të tjerëve se edhe ne angazhohemi për një ambient më të pastër.
“Shoqata “17shkurti.ch” jo vetëm këtu në Zvicër, por angazhohet prej vitesh duke financuar projekte të tilla për një ambient të pastër edhe në fshatin Miresh të Gjilanit.”, tha Zahiri.
“Clean up day” organizohet në 96 vende të botës.
E-Diaspora
-
Winterthur
“Ne dhe Ata” sonte në Winterthur, komedia që prek realitetin e mërgatës Dan Morina vjen me një “Comedy Show” të radhës, ndërsa publiku në Zvicër pritet të argëtohet... -
Ramë Lahaj: Mërgata jonë është pasqyra më e mirë e identitetit tonë -
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi
Jeta në Austri
-
Edhe Austria ndalon Rrjetet Sociale për fëmijët nën 14 vjeç Austria do të ndalojë përdorimin e mediave sociale nga fëmijët nën 14 vjeç, sipas një marrëveshjeje... -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja













