Lajme
Shqiptarët festojnë Ditën e Flamurit
Festa kryesore u mbajt në Vlorë, aty ku 102 vjet më parë u shpall pavarësia e Shqipërisë, ndërsa në Prishtinë u zbulua obelisku i Adem Jasharit
Shqiptarët në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni e Luginë të Preshevës kanë festuar të premten 28 Nëntorin, ditën e Pavarësisë së Shqipërisë apo siç njihet ndër shqiptar “Fetën e Flamurit”. Festa kryesore u mbajt në Vlorë, aty ku 102 vjet më parë u shpall pavarësia e Shqipërisë, ndërsa në Prishtinë u zbulua obelisku i Adem Jasharit.
Kjo ditë është e madhja e shqiptarëve në histori, të cilën gërshetohen katër data historike, Ngritja e Flamurit në Krujë nga Gjergj Kastrioti-Skënderbeu më 1444, shpallja e Pavarësisë së Shqipërisë më 1912 nga Ismail Qemali, është ditlindja e komandantit legjendar të UÇK-së, Adem Jashari dhe dalja në skenë e UÇK-së më 1997.
Në 102-vjetorin e Pavarësisë, kryeministri Edi Rama së bashku me ministrat e kabinetit, presidenti Bujar Nishani dhe kreu i Kuvendit Ilir Meta, kanë zhvilluar në Vlorë ceremoninë e vendosjes së kurorave në Monumentin e Pavarësisë.
Ngritjen e flamurit në shtizë e bënë dy peshëngritësit që u stolisën me medaljen e artë në Botërorin e Peshëngritjes, Romela Begaj dhe Daniel Godelli. Po ashti sipas medieve shqiptare e veçanta e këtij viti është ngritja e një flamur 70 metra, i cili është i varur në tragetin e linjës Vlorë – Brindisi, ideator i të cilit është Kristaq Ziu.
Kryetari i Bashkisë së Tiranës dhe lideri i Partisë Demokratike, Lulëzim Basha pas homazheve në Varrezat e Dëshmorëve të Kombit ka vijuar homazhet me rastin e 102 vjetorit të pavarsisë së Shqipërisë, pranë bustit të Adem Jasharit.
“Kjo ditë është edhe një ditë kujtese për një hero legjendar, Adem Jashari që lindi në 28 nëntor. Kjo nuk është e rastësishme, sepse 28 nëntori i Shqipërisë demokratike nuk do të ishte njësoj pa Pavarësinë e Kosovës”, deklaroi Basha.
Kremtimi i 102 vjetorit të pavarësisë së Shqipërisë, sipas tij, është edhe kremtimi i lindjes së këtij legjendar të Kosovës, “për ti treguar të treguar të gjithëve që Shqipërisë e Kosovës nuk i kanë munguar bijtë dhe bijat për ti sjellë lirinë, për të çuar deri në fund amanetin e një kombi të bashkuar në normat dhe standardet e bashkimit evropian”.
Në Kosovës, ndërkaq gjatë gjithë ditës 28 nëntori është shënuar me shumë aktivitete, ndërsa si rëndomtë Prekazi ishte epiqendra që i bashkoi edhe qytetarët edhe lidershpin.
Ish kryeparlamentari Jakup Krasniqi tha se në Ditën e Flamurit, Ditën e UÇK-së dhe ditëlindjen e komandantit Ademit Jashari, vizita në Kompleksin Memorial në Prekaz është mënyra më e mirë për t’i nderuar gjithë dëshmorët e kombit, të cilët sakrifikuan gjithçka për lirin e vendit,
Kurse lideri i Vetëvendosjes, Albin Kurti tha se duke nderuar heronjtë, Kosova ecë rrugës së duhur”.
“28 Nëntori është Pavarësia e Shqipërisë dhe ditëlindja e komandantit Adem Jashari. Pikërisht në 43 vjetorin e pavarësisë së Shqipërisë, ka lindur komandanti Adem Jashari dhe pikërisht në vitin e 43 të lindjes së tij ai bie heroikisht. Ideja e Shqipërisë ka lindur heronjtë dhe duke nderuar heronjtë ecim rrugës së duhur”, tha Kurti.
Me rastin e Ditës së Pavarësisë dhe ditëlindjes së Adem Jasharit, Kurti i bëri edhe një vizitë familjes së komandantit legjendar.
Kjo ditë është festuar edhe në Maqedoni, ndërsa me rastin e Festës së Flamurit, në Sheshin “Skënderbeu” në Shkup, do të mbahet koncert nga shkollat fillore dhe të mesme të Komunës së Çairit, festa do të vazhdojë me Ansamblin “Emin Duraku”, këngëtarët Beni Ajrullahu, Irena Toqi, DJ Leerik dhe Ilir Shaqiri.
Ndërkohë në Tetovë, do të mbahet akademi solemne me rastin e 28 Nëntorit – Ditës së Flamurit kombëtar, ndërsa në Gostivar, Qendra për Kulturë në bashkëpunim me Komunën e Gostivarit, organizon manifestime festive duke i përfshirë shkollat tetëvjeçare të komunës.
Festa më e madhe shqiptare është festuar edhe në Luginë të Preshevës.
Kryetari i sapo zgjedhur i Këshillit Kombëtar Shqiptar Jonuz Musliu, në ballkonin e këtij institucioni vendosi flamurin kombëtar në prani të dy kryetarëve të komunave Preshevë e Bujanoc.
“Sfida më e madhe është tani që shqiptarët të drejtohen, unifikohen në rrugën e drejtë e të mirë, drejt Tiranës e Prishtinës. Për këtë koalicioni ka marrë një obligim dhe kemi parimet për të nderuar ushtarët të cilët luftuan për të qenë vetëvendosës në Luginë të Preshevës, për të nderuar referendumin e vitit 1992, për të drejta dhe tekste mësimore që vijnë nga Tirana e Prishtina, si dhe valimi i simbolit kombëtar siç po valon sot në Bujanoc pasi nuk ka kompromis”, u shpreh Musliu.
Kryetari i komunës së Preshevës, Ragmi Mustafa tha se kjo është një ditë me rëndësi për shqiptarët pasi po shënohet dita e simbolit kombëtar dhe 102 vjetorin e Pavarësisë së Republikës së Shqipërisë.
“Çdo shqiptar, kudo që gjendet ai sot, me dinjitet dhe me një dashuri të madhe shënon ditën e flamurit kombëtar, sepse edhe ne këtu jemi shqiptar, duke merituar që këtë ditë ta shënojë dhe festojë duke u ndjerë i gëzuar se është shqiptar”, tha kryetari i Komunës së Preshevës, Ragmi Mustafa.
Ndërsa në mbrëmje në Aeroportin Adem Jashari në Prishtinë u zbulua obelisku me statujën e Adem Jasharit.
E-Diaspora
-
Nxënësit shqiptarë në Parma festojnë Pavarësinë e Shqipërisë Shkolla Shqipe “Scanderbeg” në Parma feston Pavarësinë Shqipërisë... -
Paris
Paris: Inaugurohet Qendra Kulturore e Shqiptarëve -
Një buqetë dritash, tingujsh e ngjyrash për Ditën e Flamurit, në Winterthur -
Haradinaj konfirmon kandidaturën e parë për deputet nga diaspora -
Ekspozita personale “Gjurmët në Medalion” e Valbona Gashit hapet në Konsullatën e Kosovës në Gjenevë
Jeta në Austri
-
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë Organizata e Pavarur Kulturore, “Varg e Vi”, në lokalin alternativ për aktivitete kulturore, “7stern”, në Vjenë... -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë -
Influencerja e zhdukur austriake gjendet e vdekur, brenda një valixheje -
Me 23 nëntor mbahet në Vjenë “Turneu i Pavarësisë”










