Integrimi
Shqiptarët e Zvicrës, në cilindo variant, do të dalin fitues!
“Unë do të dal vetëm si fitues” (nga stadiumi), citohet që në titullin e artikullit të "Tages Anzeiger" bankieri i ri nga Cyrihu, Alban Nevzati

Ndeshja Shqipëri-Zvicër që do të luhet të premten në Tiranë dhe që pritet të jetë e ngarkuar me emocione, ka elektrizuar si rrallë ndonjë ngjarje tjetër opinionin zviceran. Situata kur gjashtë nga futbollistët e kombëtares së Zvicrës janë shqiptarë (nga Kosova dhe nga Maqedonia) i ka ngritur edhe më lartë emocionet. Në televizionet dhe gazetat zvicerane, në vendet dhe terminet qendrore jepen artikuj dhe emetohen emisione speciale në prag të ndeshjes.
“Fenomenit” të numrit të madh të futbollistëve nga një vend i vogël si Kosova, i bëhen zbërthime nga më të ndryshmet, prej ekspertëve po dhe njerëzve të thjeshtë, si nga zviceranet edhe nga shqiptarët.
“Prej nga ky unitet kaq i theksuar ne mes të shqiptarëve”, ishte pyetja të cilës kishte provuar t`i përgjigjej një emision i njohur i televizionit zviceran “Sportlounge”. Me këtë “unitet” ishte menduar solidarizim, sipas emisionit, i pakusht i shqiptarëve të Zvicrës për bashkëkombësit e tyre të suksesshëm, siç është rasti aktualisht me futbollistët “e tyre” që luajnë për Zvicrën. Për të gjetur përgjigjen, autori i emisionit kishte vizituar lokalet ku bën ushtrimet SHKA “Dardania” e Winterthurit dhe kishte pyetur redaktorin e gazetës “Tages Anzeiger”, Enver Robellin.
Përgjigjet e valltarëve, të rinj e të reja, të lindur në Zvicër tregonin për lidhjen e fuqishme të tyre me rrënjët shqiptare, që e tregon edhe vetë angazhimi në një shoqëri folklorike. Por njëkohësisht ata qesin në pah edhe shumësinë e identiteteve që kanë, duke jetuar si shqiptarë në Zvicër.
Ndërsa Enver Robelli, atë që quhet unitet dhe solidarizim në mes të shqiptarëve jashtë vendit e lidh me faktin se ata, me shumicë, e kanë braktisur Kosovën (edhe Maqedoninë dhe Shqipërinë) në kohë të rënda. Për këtë arsye ishte e nënkuptueshme që ata që iknin do të ndihmonin ata që do të mbeteshin, për të mbijetuar.
Gazeta “Schweiz am Sonntag” i ka kushtuar një dosje të tërë shpjegimit të “fenomenit” të shqiptarëve, Kosovës dhe qasjes së tyre ndaj futbollistëve që po bëjnë epokë në Zvicër. Për këtë, gazetarët e saj kanë vizituar Kosovën, duke bashkëbiseduar me shumë shqiptarë që kanë jetuar më parë në Zvicër, pastaj me familjarë e të njohur të futbollistëve si Shaqiri, Xhaka e Behrami etj. Përgjigjet që ka marrë gazeta, flasin të shumtën për një adhurim të kosovarëve për Zvicrën dhe për përligjjen që ata i bëjnë vendimit të futbollistëve shqiptarë për të luajtur për Zvicrën.
Ngjashëm ka vepruar dhe gazeta në gjuhën frënge “Le Matin”, artikulli i cilës, i realizuar në bashkëpunim me albinfo.ch mund të lexohet ne portalin tonë.
Po ashtu në kërkim të zbulimit të “misterit” të Kosovës, këtij vendi “më të vogël se Romandia”, që ka prodhuar 15 reprezentues (3 të Zvicrës dhe 12 të Shqipërisë) është nisur edhe gazeta “Tages Anzeiger”. Ajo, në dy faqet e saj ka marrë opinionet e shqiptarëve të suksesshëm të Zvicrës, si bankieri Alban Nevzati dhe kardiokirurgu Florim Cuculli. Të dy u dalin gjithsesi në mbrojtje futbollistëve shqiptarë që kane vendosur të luajnë për Zvicrën dhe të dy kanë vendosur të shkojnë për të parë ndeshjen në stadiumin “Qemal Stafa” në Tiranë.
“Unë do të dal vetëm si fitues” (nga stadiumi), citohet që në titullin e artikullit, bankieri i ri nga Cyrihu, Alban Nevzati. Një thënie që mund të kuptohet si parashikim për fitoren e Zvicrës. Por, ku ta dish, mbase edhe si aludim në identitetet tona të dyfishta që mund të deshifrohet edhe kështu: Cilado palë që të fitojë, unë si shqiptar jam fitues”! (B.SH.)
E-Diaspora
-
Dr. Kaltrina Zahiti: Për një trajtim më të përgjegjshëm të syve Rekomandoj kontrolle të rregullta të fëmijëve, gjithsesi para hyrjes në shkollë. Shumë sëmundje mund të shërohen...
-
Gjermani: Arrestohet mërgimtari në trenin Euro-City, kishte dokumente false
-
Burgim i përjetshëm për shqiptarin, ka vrarë bashkatdhetarin e tij
-
Si mund të votojnë shqiptarët jashtë vendit për Shqipërinë në Eurovision 2025?
-
Nga Suedia, Rina Januzi nominohet në “Netët e Klipit Shqiptar 2025”
Jeta në Austri
-
Pesë mënyra se si mund të kurseni para kur blini ushqim në Austri Nga pazaret e tregut te programet e besnikërisë së supermarketeve, ka shumë mënyra për t’i bërë...
-
Vjena sheh rritje 30% të rasteve të mbidozës së drogës tek adoleshentët
-
Gjërat që nuk mund t’i mbani në makinën tuaj në Austri
-
Austriakët arritën rekord prej 27.5 milionë udhëtime pushimesh
-
Domethënia e zgjedhjeve të Vjenës për të huajt, sezoni i alergjive dhe ngjarjet kryesore të javës në Austri