Integrimi
“Shqiptarët e mirë”, në një film dhe në debat me zviceranët
Në debatet publike ata shpesh vihen në lidhje me kriminalitetin, abuzimin e ndihmave sociale, islamizimin... Por, çfarë ka të vërtetë në këto akuza?
Ngasës të çmendur të makinave, tregtarë me drogë dhe belaxhinj: këto cilësime për shqiptarët janë kudo të pranishme në kryetitujt e medieve. Komunitetit të dytë më të madh të huaj në Zvicër i duhet të përballet me një imazh te mjerë.
Në debatet publike ata shpesh vihen në lidhje me kriminalitetin, abuzimin e ndihmave sociale, islamizimin ose me sjelljet patriarkale. Por, çfarë ka të vërtetë në këto akuza? A ka shqiptarë të mirë?
Përgjigjen kësaj pyetjeje do t`ia kërkojmë më 11 dhjetor. Do ta prezantojmë një film dokumentar të SRF, i cili ofron një pamje në përditshmërinë e shqiptarëve të ndryshëm.
Pas projektimit të filmit, në sallë do të zhvillohet një debat i hapur. Në këtë debat, Florim Cuculi, kardiolog, Driton Komani, matematikan dhe Miranda Ademaj kryemenaxhere dhe themeluese e fondit Skënderbeg Investments AG do të sjellin përvojat e tyre të integrimit në Zvicër.
Shfaqja e filmit dhe debati do të mbahen më 11 dhjetor në ambientet e Universitetit të Friburgut (Univeristät Fribourg, Pérolles, G120), me fillim në orën 18.30.
Të tjera nga Integrimi
E-Diaspora
-
Një urë mes rrënjëve dhe integrimit, një shtëpi e përbashkët e besimit dhe kulturës Nga hapja solemne e Xhamisë Shqiptare në Tafers – Friburg... -
Melisa Leka, shkëlqen në serialin ndërkombëtar “Dark Side of the Ring” -
Libri i Mira Kazhanit promovohet në Gjermani -
Fjolla dhe Ardiana prezantojnë “Vajzë”, një urë mes Kosovës dhe Zvicrës -
USA
Kur ëndrrat nuk njohin kufij, rrugëtimi akademik i Albulena Ukës
Jeta në Austri
-
Vjena ul emetimet e CO₂ me gati 6% brenda një viti Vjena ul emetimet e CO₂ me 5.8%, duke tejkaluar mesataren e Austrisë. Politikat e forta për... -
Vjenë
Hapen tregjet e Krishtlindjeve në Vjenë -
Rita Ora gati ta ndezë atmosferën në hapjen e sezonit dimëror në Austri -
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa










