Kosova
Shqiptarët e Luginës kërkojnë bashkimin me Kosovën
“Duhet të bashkohemi me Kosovë dhe kjo është e vetmja zgjidhje", thonë liderët shqiptarë të Luginës
Dialogu mes Serbisë dhe Kosovës do të rifillojë dhe kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare, Ragmi Mustafa, tregon në Balkan Talks në Euronews Albania se ata kërkojnë bashkimin me Kosovën.
“Dialogu tani është në pikën e vazhdimit të bisedimeve dhe Lugina e Preshevës pret t’i bashkëngjitet Kosovës. Është e drejtë jona të kthehemi në trungun tonë. Përderisa Beogradi nuk interesohet për ne, atëherë ne do ndiheshim më të lirë të jemi pjesë e Kosovës”, u shpreh ai, përcjell Albinfo.ch.
Sipas Mustafës, kërkesa e Vuçiq për të drejtat e serbëve në Kosovë vjen sepse do të krijojë një mini-shtet serb në Kosovë.
“Serbia po përpiqet të arrijë një shkallë më të gjerë për të drejtat e serbëve në Kosovë, duke krijuar një mini-shtet serb në Kosovë. Ai do territore që janë të populluar nga serbë, por do jetë e kotë”, theksoi Mustafa.
Në fund të emisionit kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare, Ragmi Mustafa, bën thirrje që të kthehen sytë nga Presheva, Bujanovci dhe Medvegja, pasi mund të ndodhë e njëjta gjë si me Çamërinë.
“Duhet të bashkohemi me Kosovë dhe kjo është e vetmja zgjidhje. Shqiptarët në këto territore po lënë pronat nga diskriminimi dhe nëse vazhdon kështu dhe me pasivizimin e adresave, do të ndodhë njësoj si me Çamërinë”, shton Mustafa.
E-Diaspora
-
Koncert festiv për ditën e Pavarësisë së Shqipërisë në Baden të Austrisë Festa e 28 Nëntorit do të festohet me aktivitete të shumta edhe në Austri. Edhe këtë... -
Vaud: Qeveria emëron Metihe Mehmetin, Drejtoreshë të Përgjithshme të Tatimeve -
KQZ i aprovon mbi 7000 pako me fletëvotime nga diaspora, i refuzon mbi 2500 tjera -
Brooklyn: Shqiptari nga Kosova humb jetën duke u përpjekur të ndalojë një grabitës -
Berlin
Shpresim Sadiku fiton titullin “Doktor Shkence” në TU Berlin
Jeta në Austri
-
Koncert festiv për ditën e Pavarësisë së Shqipërisë në Baden të Austrisë Festa e 28 Nëntorit do të festohet me aktivitete të shumta edhe në Austri. Edhe këtë... -
Vjenë
Orë letrare në Vjenë në shënim të Ditës së Flamurit -
A do të punonit në Austri për 2200 euro? -
Vjena ul emetimet e CO₂ me gati 6% brenda një viti -
Vjenë
Hapen tregjet e Krishtlindjeve në Vjenë










