Shqipëria
Shtetasit e Shqipërisë do të pajisen me pasaporta digjitale
Qëllimi i këtij projektligji është përmirësimi i mënyrave të identifikimit të qytetarëve si dhe lehtësimi i tyre

Shumë shpejt shqiptarët do të pajisen me pasaporta digjitale.
Qeveria shqiptare po parashikon që në vijim shtetasit shqiptarë në vend të pasaportës dhe letërnjoftimi fizik, të jenë të pajisur me ato digjitale, të cilat mund të mbahen lehtësisht në telefon, transmeton albinfo.ch.
Qëllimi i këtij projektligji është përmirësimi i mënyrave të identifikimit të qytetarëve si dhe lehtësimi i tyre.
Por, përveç benefiteve, kjo risi ka për të shkaktuar edhe debat duke marrë parasysh që përgjatë dy vjetëve të fundit sistemet shqiptare kanë rënë pre e hakerëve.
Kujtojmë se Finlanda ka qenë shteti i parë, i cili po eksperimenton me pasaportat digjitale. Sipas ekspertëve të ndryshëm, kjo risi i lejon udhëtarët që të ruajnë dhe të paraqesin në mënyrë të sigurt kredincialet e tyre përmes telefonave, duke eleminuar kështu nevojën për të mbajtur një dokument fizik.
Kjo nismë startoi më 28 gusht 2023, mes autoriteteve finlandeze dhe operatorëve të aeroportit.
“Në lidhje me ligjin për pasaportat dhe dokumentet biometrike dua të informoj publikun se ka të bëjë me një ndryshim të domosdoshëm në kuadër të zhvillimit të vrullshëm teknologjik. Na duhet që edhe Shqipëria të emetojë sa më parë të jetë e mundur dhe për këtë po bëjmë të gjithë përpjekjet me kompaninë IdentiTek që është ofruesi i vetëm i dokumenteve biometrike identifikuese në Shqipëri, në mënyrë që ligji të na mundësojë edhe prodhimin e dokumenteve dixhitale të identifikimit, e-ID”, deklaroi ministri i Brendshëm i Shqipërisë, Taulant Balla.
E-Diaspora
-
Lea Ypi hap festivalin e Vjenës, kërkon të drejtë vote për migrantët Filozofja shqiptare, Lea Ypi, bën thirrje për të drejtën e votës për të gjithë, sepse pjesëmarrja...
-
Kosovari mohon akuzën për tejkalim shpejtësie: “Ka qenë vëllai im binjak”
-
Votat e Diasporës, mbeten edhe 49,448 zarfe të panumëruara
-
Hapet klasa e gjuhës shqipe në Oberriet të Kantonit të St. Gallenit
-
Performanca mahnitëse e Gjon’s Tears në mbrëmjen e dytë të Eurovision 2025
Jeta në Austri
-
Rritet ndjeshëm numri i britanikëve që marrin shtetësi austriake Numri i shtetasve britanikë që kanë fituar shtetësi austriake është rritur ndjeshëm që nga dalja e...
-
Austria dhe Gjermania bashkë në masa të reja për migracionin
-
Në cilët sektorë ka më shumë bakshishe në Austri?
-
Austriakët pinë mbi 1000 filxhanë kafeje në vit
-
Lea Ypi hap festivalin e Vjenës, kërkon të drejtë vote për migrantët