Integrimi
Shqiptarët braktisin fëmijët që këtyre t`u njihet azili!
Për shkak të shtrëngimit të kushteve për të fituar azil në shtetet perëndimore, duket se shqiptarët kanë gjetur një metodë tjetër.
Një metodë e re për të sfiduar qëndrimin e fortë të ajutoriteteve franceze që nuk u japin azilin qtetarëve të Ballkanit, duket të jetë braktisja e fëmijëve. Disa shqiptarë braktisin fëmijët e tyre, në mënyrë që këta të fundit të fitojnë azil.
Vetëm në muajt gusht dhe shtator, në Francë janë braktisur 20 fëmijë shqiptarë nga prindërit e tyre, në mënyrë që ata të fitonin azil.
Policia e Tiranës bëri me dije se sot ka nisur procedim penal për një prej këtyre prindërve, Sazan Habibaj, që kishte braktisur djalin e tij 13-vjeçar në Francë.
Shqetësimi për braktisjen e fëmijëve në Francë u shpreh edhe nga ambasadorja franceze në Tiranë, Christin Moro, pak muaj më parë.
Kemi konstatuar edhe një rritje të qëndrimit të minorenëve në shtetin tonë, të cilët lihen në Francë nga familjarët e tyre, njoftojnë mediet nga Tirana. Qëndrimi i këtyre minorenëve në Francë, që ne i konsiderojmë si minorenë të braktisur është një çështje shumë prokupante dhe shumë sensibile, sepse vendi i një minoreni është pranë familjes së tij dhe jo në qendrat e kapura për këtë qëllim”, shprehej ajo.
E-Diaspora
-
Winterthur
“Ne dhe Ata” sonte në Winterthur, komedia që prek realitetin e mërgatës Dan Morina vjen me një “Comedy Show” të radhës, ndërsa publiku në Zvicër pritet të argëtohet... -
Ramë Lahaj: Mërgata jonë është pasqyra më e mirë e identitetit tonë -
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi
Jeta në Austri
-
Edhe Austria ndalon Rrjetet Sociale për fëmijët nën 14 vjeç Austria do të ndalojë përdorimin e mediave sociale nga fëmijët nën 14 vjeç, sipas një marrëveshjeje... -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja












