Kosova
Shqiptarët besojnë shumë në BE
Institucionet shqiptare e kanë bërë aq keq punën e tyre, saqë i kanë bërë shqiptarët popullin që ka besimin më të lartë nga çdo shtet tjetër europian në institucionet e BE-së.
Sipas një raporti të Eurostat, gati 80 për qind e popullsisë së Shqipërisë kishin besim të lartë të Parlamentin Europian më 2018. Kjo ishte përqindja më e lartë e besimit në raport me shtetet e tjera europiane.
Pas Shqipërisë besimin më të lartë në institucionet e BE-se e kanë shtete anëtare të BE-së, si Suedia, Belgjika, Finlanda, Holanda, Danimarka etj., ndërsa besimin e më të ulët e kishte Britania e Madhe, Greqia, Spanja, Çekia, Sllovenia, Franca etj.
Shqipëria ka gjithashtu besimin më të lartë në institucionet e BE-së edhe në krahasim me vendet e tjera të rajonit, teksa Serbia dhe Turqia paraqiten me besimin më të ulët.
Ky besim i lartë i shqiptare te BE-ja reflektohet edhe në përdorimin e lartë të euros si monedhë për transaksione. Në një studim të publikuar së fundmi “Roli Ndërkombëtar i Euros”, BQE referon se preferenca për euron është veçanërisht e lartë në Shqipëri dhe Serbi.
BQE ka vërejtur se pas krizës së borxheve në Eurozonë të vitit 2009 ka nisur të bjerë besimi ndaj euros i koordinuar edhe me politikat kombëtare të vendeve. Por Shqipëria dhe Serbia vijuan të kenë nivelin më të lartë të përdorimit të euros në transaksionet e tyre cash në raport me vendet e tjera.
Besimi i lartë tek institucionet e BE-së lidhet me faktin se shqiptarët nuk kanë besim tek institucionet e tyre publike, shkruan Monitor, përcjell Albinfo.ch.
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios E reja kosovare përfundon me sukses studimet në Universitetin e Tokios, duke u shndërruar në një... -
Gjermani
I jepet sot lamtumira e fundit 17-vjeçarit nga Kosova që vdiq pas aksidentit në Gjermani -
Londër
Kushtet e pasigurta të punës, shkaku kryesor i vdekjes së 19-vjeçarit shqiptar në Angli -
Erdhi për pushime në Kosovë, mërgimtari vritet nga e dashura -
Gjermani
Gjermani: Ndërron jetë 3-vjeçari nga Kosova pas rënies në lum
Jeta në Austri
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit













