CH-Ballkani
Babë e bir shqiptarë, 37 vjet burg për vrasjen e dyfishtë

Një shqiptar me babanë e tij në vitin 2012 kanë vrarë me armë zjarri miqtë e deriatëhershëm familjarë po ashtu babë e bir para shtëpisë së tyre. Gjykata në Oensingen, afër 3 vite më vone ka shpallur fajtorë për vrasje të rëndë të dy të akuzuarit Bekim B. dhe babanë e tij për vrasjen e Hysen B dhe Përparim B.
Bekim B. është dënuar me 20 vjet ndërsa babai i tij me 17 vjet burg.
Trupi gjykues ka konstatuar se më 5 korrik 2012 në Oensingen (Solothurn) në sheshin para shtëpisë ku banonin viktimat është kryer një ekzekutim i vërtetë. Përparim B. ishte në shtëpi kur Bekim B., vëllai i gruas së tij, Shqipes i kishte telefonuar duke e kërcënuar me fjalët: “Nuk do të jetosh gjatë”.
Më vonë rreth orës 22.45 Bekim B. me të atin vijnë para shtëpisë së miqve të tyre. Ata duan ta marrin me vete Shqipen pasi që, sipas tre ajo është keqtrajtuar nga familja. Aty përshkallëzon konflikti dhe dorasit e qëllojnë së pari në zemër Hysenin e pastaj Përparimin. Të dytë vdesin nga plagët e marra.
Bekimi dhe babai i tij ikin nga vendi i krimit dhe pastaj paraqiten vetë në polici.
Bekimi ka pranuar para trupit gjykues se ka qëlluar mbi viktimat me një pushkë automatike dhe me një revole. Ndërsa babai ka hedhur poshtë akuzën, për çka është pajtuar edhe i biri. Por trupi gjykues nuk u ka besuar dhe është mbështetur në faktet objektive. E sipas tyre rezulton se ka qenë babai ai që ka shtënë me revole ndërsa i biri, me pushkë automatike. Aty ka ndodhur një masakër, ka thënë kryetari i trupit gjykues. Dy viktimat janë ekzekutuar në mënyrën më të drejtpërdrejtë. Kryefamiljari me atë rast është vrarë nga gjashtë plumba të automatikut dhe tre të revoles.
E-Diaspora
-
“Me zemër për Diasporën”, panairi i grave në Prishtinë sjell ngjyrat e traditës dhe fuqizimin ekonomik Ushqime tradicionale, veshje kombëtare, punime artizanale dhe produkte të freskëta vendore u prezantuan në panairin “Me...
-
Pranon se ka kultivuar kanabisin: “Kam menduar se është e ligjshme”, thotë shqiptari
-
Pritjet e qytetarëve për të dalë nga Kosova arrijnë deri në dy orë
-
Luanda Domi shpërblehet me çmimin ndërkombëtar në sigurinë kibernetike
-
Mërgimtarja nga Peja i sjell shoqet zvicerane në dasmë shqiptare në Kosovë
Jeta në Austri
-
Hendeku gjinor i pensioneve në Austri zvogëlohet pak Hendeku gjinor në pensionet e Austrisë mbetet në 39.7 përqind, duke u kushtuar grave 204 mijë...
-
Planet për të kufizuar çmimet e ushqimeve në Austri përballen me dyshime të mëdha
-
Fiona Kabashi diplomon në Universitetin Mjekësor të Vjenës
-
Probleme me pensione invaliditeti në Austri
-
Vjena hoqi 800 biçikleta të vjetra këtë vit