Kosova
Shqiptarët 30-vjeçarë, më të pashkolluarit në Europë
Teksa Shqipëria përjetoi një zgjerim të ndjeshëm të numrit të studentëve në arsim të lartë gjatë dekadës së kaluar, sërish vendi paraqitet me deficite të larta sa i përket numrit të personave me arsim të lartë në raport me vendet e tjera. Krahas kësaj, diplomat e universiteteve shqiptare vijojnë të kenë mospërputhje me nevojat e tregut të punës.
EUROSTAT raportoi se gjatë vitit të kaluar 39.9 për qind e 30-34 vjeçarëve në vendet e BE-së kishin mbaruar studimet e larta. Kjo grupmoshë konsiderohet si më aktivja në tregun e punës dhe arsimi i saj lidhet edhe perspektiven e zhvillimit afatgjatë ekonomik të një vendi, shkruan koha.net, përcjell albinfo.ch.
Në vendet e zgjerimit përqindja e kësaj grupmoshe me arsim të lartë është shumë më e ulët, por Shqipëria e ka këtë tregues më të ulët se të gjitha vendet në Europës, përfshirë edhe ato të Ballkanit.
Në vitin 2016 vetëm 21 % e 30-vjeçarëve shqiptarë kishin arsim të lartë, teksa në Malin e Zi ishin 33%, në Serbi 30%, Maqedoni, 38%, Turqi 26%, Bosnjë 23%.
Peshën kryesore në diplomat e marra sipas fushave të studimit në arsimin e lartë e zë ajo e shkencave të biznesit, administrimit dhe ligjit për të dyja gjinitë.
E-Diaspora
-
Gjermani
Hapet Shkolla Shqipe “URA” në Esslingen për fëmijët e diasporës Shkolla e re do t'u ofrojë fëmijëve shqiptarë mundësinë të mësojnë gjuhën, historinë, kulturën dhe traditat... -
Miki Ramadani kandidate e Partisë Komuniste për Këshillin Komunal në Graz -
Gjermani
Kompozitorja kosovare Anda Kryeziu debuton në Filharmoninë e Kölnit me premierë botërore -
Francë
Francë: Aksident i rëndë, humb jetën shqiptarja nga Kosova -
Ilirët sjellin shpirtin shqiptar në Festën e Ngjyrave në Aigle
Jeta në Austri
-
Miki Ramadani kandidate e Partisë Komuniste për Këshillin Komunal në Graz “Sukseset e kësaj parti në qeverisjen e Grazit, transparenca ndaj qytetarit, me kanë shtyrë që të... -
Shqiptarët protestojnë sërish në Vjenë: “Jemi në mbështetje të popullit në Shqipëri” -
Skanerët e rinj të aeroportit të Vjenës lejojnë lëngjet deri në dy litra -
Më pak se 50% i kalojnë provimet e integrimit A2/B1 të Austrisë -
Mbylljet e Transportit Publik të Vjenës në vitin 2026: Ndërprerje të S-Bahn, U3, U4












