Futboll
Përplasje mes tifozëve shqiptarë e serbë rreth shkuarjes së Milanit në Prishtinë
Serbët ndërhynë në komente kur shqiptarët komentojnë
AC Milan e zbuloi në faqen e vet zyrtare në Facebook emëroren e 24 futbollistëve, me të cilët do të zbarkojë të shtunën në Kosovë për miqësoren ndaj Feronikelit, e cila zhvillohet nesër mbrëma nga ora 20:45 në stadiumin “Fadil Vokrri”.
Mirëpo, derisa shqiptarët filluan përmes komenteve t’i urojnë mirëseardhje gjigantit evropian në Kosovë, njëkohësisht ndërhynë edhe tifozë serbë të klubit italian, të cilës vazhdojnë t’i shprehin mirëseardhje Milanit në “Serbi”, duke e konsideruar Kosovën si pjesë të Serbisë.
Kjo veç çka i ka shtyrë shqiptarët t’i shtojnë komentet duke vendosur flamuj të Kosovës e Shqipërisë dhe duke iu referuar Kosovës si një shteti të ri. Por, ka pasur edhe nga ata shqiptarë që Kosovës i janë referuar si “Shqipëri Veriore”, duke e konsideruar Kosovën si pjesë të Shqipërisë.
E-Diaspora
-
RAI Calabria i jep zë identitetit arbëresh përmes dokumentarëve RAI Calabria po vazhdon angazhimin e saj në dokumentimin dhe promovimin e trashëgimisë arbëreshe në Itali.... -
Samiti i Diasporës Shqiptare rikthehet me edicionin e katërt -
Duartrokitet shfaqja e filmit “Shame and Money” të Visar Morinës në Amerikë -
Hamburg
Promovohet libri “Skënderbeu – Një hero arbëror i Evropës” më 7 shkurt në Hamburg -
Diaspora
Diaspora rrit të ardhurat e Kosovës +4% më shumë në vitin 2025
Jeta në Austri
-
Hendeku buxhetor i Vjenës për vitin 2025 u reduktua në 2.8 miliardë euro Vjena pret që deficiti buxhetor i vitit 2025 të arrijë në total 2.8 miliardë euro, 1... -
Studimi: Të rinjtë në Austri përdorin më pak mediat sociale, rritet përdorimi i chatbot-eve me inteligjencë artificiale -
Vjena planifikon shtëpi të mbyllura në grup për shkelësit e përsëritur nën moshën 14 vjeç -
Austri
Rinesa Salijaj nga Istogu, kandidate për Asamble Komunale në St.Pölten të Austrisë -
Pranon fajin në tërësi: Tre vjet e gjysmë burg për kosovarin













