Sport
Shqiprim Berisha, drejtor i “GC”, klubit me historinë më të madhe në futbollin zviceran
Shqiprim Berisha, i njohur edhe si “Jimmy” është emëruar drejtor menaxherial i klubit të madh, aktualisht në krizë, GC. Ky emërim ka ardhur si rezultat i kalimit të klubit të pronësi të afaristit kinez, Jenny Wang
Shqiprim Berisha, i njohur edhe si “Jimmy” është emëruar drejtor menaxherial i klubit të madh, aktualisht në krizë, GC. Ky emërim ka ardhur si rezultat i kalimit të klubit të pronësi të afaristit kinez, Jenny Wang.
“Grasschoppers” ose siç njihet me emrin e shkurtë “GC”, është klubi futbollistik me historinë më të suksesshme në Zvicër. I themeluar në vitin 1884 ai është klubi më i vjetër i Cyrihut dhe ndër më të vjetrit në Zvicër.
Por, që nga viti i kaluar GC ka pësuar rënien e madhe: Ai ka rënë për herë të dytë në historinë e tij nga Liga superiore (superliga) zvicerane në Challengue League, shkruan albinfo.ch. Për herë të parë kjo i kishte ndodhur 70 vite më parë.
Siç shkruan blick.ch në një intervistë me Berishën, drejtuesit e rinj synojnë që Grasschopers-in ta bëjnë sërish të madh. Jo vetëm ta kthejnë në shoqërinë e vjetër, në superligë, por edhe ta bëjnë kampion.
38 vjeçari, me profesion laborant i kimisë, është prej vitesh aktiv në biznesin e futbollit dhe si këshilltar i futbollistëve të ndryshëm. Në intervistën e përmendur “Jimmy” tregon se si ka ardhur në kontakt me investitorin e ri kinez, pastaj për planet që kanë për të ardhmen e GC etj.
“Së bashku me Samuel Koch, sekretar i ri gjeneral i GC kemi prej kohësh kontakte të mira me investitorin. Ne kemi vendiosur pastaj kontaktin në mes të GC dhe Jenny Wang. Në fund, pronari i ri i klubit më ka ofruar këtë punë dhe unë e kam pranuar”, shprehet ai.
Gazeta thotë se Berisha njihet personalisht me këshilltarin e Cristiano Ronaldos, Jorge Mendes, përcjell albinfo.ch. Ky i fundit i ka siguruar atij dhe Haas-it njohjen me kinezin, pronar i ri i GC.
Nisur nga kjo, pyetja e blick.ch për Shqiprim Berishën është: sa ka shanse që tani CR7 të përfundojë karrierën në fanellën e GC? Berisha thotë se “nuk do ta vlerësoja si të madhe këtë mundësi. Por: kurrë mos thuaj kurrë. Megjithatë, siguirisht do të ishte mirë që Ronaldo të vijë njëherë për vizitë tek ne”.
Drejtori i ri thotë se me blerjen e klubit nga Wang, hapet edhe “qesja” për të siguruar lojtarë të kategorisë së parë. Por, për emra konkretë është ende herët.
Të ngjashme
Të tjera nga Sport
E-Diaspora
-
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 Zëri i saj ndërthur traditën shqiptare me universin bashkëkohor të xhazit. Albinfo.ch shpall Elina Dunin Personalitet... -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan -
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë











