Futboll
“Shqiponjat” përballë “3 Luanëve”
Kuqezinjtë sonte do të përballen me Anglinë në Tiranë

Shqipëria do të ndeshet sonte me Anglinë nga ora 18:00 në Tiranë, në kampanjën kualifikuese për Kampionatin Botëror “Katar 2022”. Për kuqezinjtë do të mungojë Marash Kumbulla, për shkak të lëndimit. Të dy kombëtaret e kanë nisur me fitore, kurse kjo shihet si një sfidë shumë e vështirë për kombëtaren shqiptare, shkruan albinfo.ch.
Trajneri Edy Reja ka folur para kësaj sfide. “Motivimi është shumë i madh, nuk është vetëm vëmendja e madhe dhe pjekuria me të cilat duhet ta përballojnë këtë ndeshje. Duhet të jemi të fortë fizikisht, sepse Anglia ka lojtarë shumë të shpejtë, sidomos anësorët. Më shumë se motivimi, duhet të luajmë me mendje në kokë. Duhet të mendojmë përveçse për mbrojtjen, edhe për fazën sulmuese”, ka thënë trajneri italian.
“Anglia është një ekip shumë i mirë, një nga më të mirat në botë, presioni nuk është aq i lartë, jo aq sa ndeshjet e tjera, sikurse ndaj kundërshtarëve të drejtpërdrejtë. Do të mundohemi t’ia bëjmë të vështirë, që të dalim edhe me pikë”, është shprehur Etrit Berisha.
Anglia kundër Shqipërisë, do të jetë pa disa prej lojtarëve më të talentuar, siç janë Marcus Rashford, Bukayo Saka, por edhe Jordan Henderson, që është dëmtuar që në fund të shkurtit, megjithatë trajneri i “3 Luanëve”, Gareth Southgate, në konferencë nuk u shfaq shumë i shqetësuar, sepse alternativat që ai ka janë të afta të mbulojnë çdo mungesë.
“Mason Mount dhe Declan Rice mund të jenë dyshja e mesfushës kundër Shqipërisë, ata bënë një paraqitje shumë të mirë kur luajtën së bashku ndaj Islandës. Nuk është fiks pozicioni që Mount luan me skuadrën e tij, por besoj se është i aftë të luajë aq thellë. Ai mund të luajë si një numër 4, si një 8-sh, por edhe si një numër 10. Po ashtu edhe Ward-Prose-in e pashë mirë ndaj San Marinos, edhe Philips është në formë të mirë, kështu që nuk jam i shqetësuar aspak. Rashford e kemi patur vetëm për një ndeshje e gjysmë nga shtatori deri më tani, kështu që mungesa e tij ka qenë një mundësi më tepër për të tjerët”, deklaroi Southgate.
Të ngjashme
Të tjera nga Futboll
E-Diaspora
-
Nikson Gjoka: “Me ‘Fly’ po fluturoj drejt ëndrrës time!” Pas publikimit të këngës së tij të parë “Fly”, model dhe tani edhe artist, Nikson Gjoka...
-
Maqedoni: Gjykata vendos se të gjithë qytetarët, përfshirë edhe mërgatën do të trajtohen si “rezidentë”
-
Artistja nga Kosova fiton çmimin “Aktorja më e Mirë” në Madrid
-
Shqiptarja nga Prishtina finaliste në çmimin global “Cybersecurity Woman of the Year 2025”
-
Kosovari godet me makinë motoçiklistin e rrëzuar dhe thotë: Mendova se ishte kaproll!
Jeta në Austri
-
Austri: Një projekt i ri pilot synon mësimin e gjuhës gjermane fëmijëve migrantë në kopsht Një projekt i ri pilot në Austrinë e Poshtme synon të përmirësojë mbështetjen e hershme të...
-
Trenat e rinj me dy kate nisin operimin në Austri
-
Raporti: 400 super të pasur zotërojnë 37% të pasurisë financiare të Austrisë
-
Pse po rriten çmimet e transportit në Vjenë dhe për sa?
-
Qeveria austriake po shqyrton ndërhyrjen në çmimet e energjisë