Futboll
Shqipëria vlen 85 milionë euro, ky është lojtari më i shtrenjtë i kuqezinjve
Thomas Strakosha është lojtari më i shtrenjtë në Kombëtaren shqiptare
Thomas Strakosha është lojtari më i shtrenjtë në Kombëtaren shqiptare. Prej disa kohësh gardiani i portës së Lacios ka fituar vendin e parë, duke e zbritur në të dytin Elseid Hysajn, por ditët e fundit është zyrtarizuar nga faqja e specializuar për këtë temë “transfermarkt”.
Portieri i Kombëtares shqiptare vlen 25 milionë euro. Në total, ekipi kuqezi e ka rritur vlerën e tij në treg, duke shkuar afro 85 milionë euro. Bëhet fjalë vetëm për futbollistët që kanë qenë të grumbulluar në listën e fundit nga trajneri Edi Reja për ndeshjet eliminatore.
RRITJE – Por, nuk është vetëm Thomas Strakosha, i cili ka shënuar rritje në vlerën e tij në merkato falë performancave të shkëlqyera me Lacion dhe Kombëtaren. Dy mbrojtësit e tjerë, vlera e të cilëve është rritur maksimalisht, janë Berat Gjimshiti dhe Marash Kumbulla.
Të dy vlejnë nga 10 milionë euro. Mbrojtësi i Atalantës ka pasur ndeshje mjaft të mira në Serinë A, por edhe në Ligën e Kampioneve, ku zikaltrit u kualifikuan për herë të parë në histori dhe siguruan kualifikimin në fazën e 1/8-ave. Marash Kumbulla gjithashtu është një zbulim i bukur i Serisë A, pasi në një sezon në elitën e futbollit italian ka arritur që të kapë vlerën 10 milionë euro. Për të janë të interesuara skuadra shumë të mëdha, si Napoli, Interi dhe Juventusi. Rritje të lehta në vlerën e tyre kanë edhe lojtarët si Dermaku, Ismajli e Gjasula.
RËNIE – Elseid Hysaj është ai që ka ndryshuar më së shumti për keq në renditjen e vlerave të lojtarëve të Kombëtares. Mbrojtësi i Napolit kap vlerën 16 milionë euro dhe kjo gjë ka ardhur për shkak se ai ka humbur rolin e protagonizmit në ekipin italian. Dy vjet më parë kushtonte 25 milionë euro, kur shkëlqente me Mauricio Sarrin, ndërsa tani kartoni i tij ka arritur pikën më të ulët në vitet e fundit.
Por Hysaj nuk është i vetmi, pasi edhe disa të tjerë kanë njohur rënie, si Ramadani, Veseli, Manaj, Kamberi dhe Odise Roshi. Shumë prej tyre kanë mbajtur të njëjtat vlera.
Në tërësi duhet thënë se Kombëtarja shqiptare ka njohur një rritje në tërësi dhe kjo reflektohet në vlerën totale që ka arritur ekipi i drejtuar nga Edi Reja.
Të ngjashme
Të tjera nga Futboll
E-Diaspora
-
Amerikë/Shqipëri
Talent shqiptar nga Amerika që po sjell ventrilokizmin në skenën shqiptare Nikolas Bushi, artisti nga diaspora që promovon ventrilokizmin... -
Mynih
Zamira Gashi, juristja shqiptare që po ndërton karrierë të suksesshme në Mynih -
Orë letrare në Cyrih për Ditën e Pavarësisë së Kosovës -
RAI Calabria i jep zë identitetit arbëresh përmes dokumentarëve -
Samiti i Diasporës Shqiptare rikthehet me edicionin e katërt
Jeta në Austri
-
Austri: Këto cigare po bëhen më të shtrenjta Në shkurt, qeveria do të heqë taksën e duhanit. Disa çmime u rritën që në janar,... -
Hendeku buxhetor i Vjenës për vitin 2025 u reduktua në 2.8 miliardë euro -
Studimi: Të rinjtë në Austri përdorin më pak mediat sociale, rritet përdorimi i chatbot-eve me inteligjencë artificiale -
Vjena planifikon shtëpi të mbyllura në grup për shkelësit e përsëritur nën moshën 14 vjeç -
Austri
Rinesa Salijaj nga Istogu, kandidate për Asamble Komunale në St.Pölten të Austrisë











