Shqipëria
Shqipëria vërshohet nga pushuesit
Mëngjesi i kësaj të shtune ka sjellë radhë kilometrike në pikën kufitare të Morinës në Shqipëri, teksa kjo fundjavë shënon dhe ditët e fundit të verës.
Të paktën 1 mijë makina kanë hyrë nga mëngjesi e deri më tani nga Kosova në drejtim të Shqipërisë, ndërkohë që radha e makinave ka mbërritur deri në Vërmicë.
Trafiku është i rënduar gjithashtu deri në afërsi të Urës së Kukësit. Një situatë e ngjashme me trafik të rënduar ka dhe përgjatë rrugës Milot- Lezhë, ku radha e makinave për të shkuar drejt plazhit të Shëngjinit është e tejmbushur në automjete.
Mëngjesi i kësaj të shtune ka sjellë fluks të lartë automjetesh përgjatë superstradës Milot-Lezhë.
Gjatë drejtimit për në zonën turistike të Shëngjinit është krijuar një trafik i rënduar dhe në disa raste edhe bllokim të qarkullimit.
Policia kufitare aktualisht po punon me kapacitet të plotë, me 6 sportele,shkruan report tv, përcjell Albinfo.ch
Të tjera nga Shqipëria
E-Diaspora
-
Emmendingen: Aktivitet festiv me rastin e 18-vjetorit të Pavarësisë së Kosovë Konsullata e Republikës së Kosovës në Shtutgart ka njoftuar se në qytetin Emmendingen me rastin e... -
Dy ekstradime të shtetasve kosovarë, në bashkëpunim me autoritetet gjermane -
Bernë: Posta Shqiptare synon transformim dixhital dhe zhvillim përmes UPU-së -
SHBA
Festë për 18-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës në Ambasadën e SHBA-së -
Nju-Jork
Anila Aliu nderohet me mirënjohje zyrtare nga Asambleja e Shtetit të Nju-Jorkut
Jeta në Austri
-
75,000 euro të marra nga kasaforta në Vjenë, vjedhja e shpikur Dy burra u arrestuan pafajësisht, një vjedhje me thyerje u sajua. Tani sistemi i drejtësisë po... -
Raporti i Eurostat: Çmimet e shtëpive në BE janë rritur me 53% që nga viti 2010 -
Austri: Këto cigare po bëhen më të shtrenjta -
Hendeku buxhetor i Vjenës për vitin 2025 u reduktua në 2.8 miliardë euro -
Studimi: Të rinjtë në Austri përdorin më pak mediat sociale, rritet përdorimi i chatbot-eve me inteligjencë artificiale












