Lajme
Shqipëria si rrugë alternative e refugjatëve
Pas mbylljes pothuajse të plotë të rrugës së deritashme ballkanike të refugjatëve - si rezultat i marrëvehsjes së Austrisë me shtetet e Ballkanit, refugjatët dhe kontrabandistët kërkojnë rrugë alternative
Bazuar në një marrëveshje të shefave të policive të shteteve përgjatë itinerarit ballkanik të bërë me insistimin e Austrisë, kalojnë kufirin çdo ditë më pak se 600 refugjatë . Për këtë arsye rrugët ballkanike janë mbyllur afganët dhe të tjerët. Ky është pikërisht një program punësimi për kontrabandistët, mendon shefi i UNHCR-së në Beograd, Hans-Friedrich Schodder, shkrusan deutschewelle.de. “Përderisa tani shumë e shohin që nuk kanë më mundësi të udhëtojnë më tej legalisht, nxiten drejt kontrabandistëve dhe si rrjedhojë shfrytëzohen. Këtë ne e shohim çdo ditë…”
Ndërkohë, sa më i mbyllur që të jetë itinerari kryesor, aq më joshëse bëhen rrugët e tërthorta. Shqipëria po përgatitet për më shumë refugjatë, po përforcon patrullimet në kufirin me Greqinë, Ministri shqiptar i punëve të brendëshme Saimir Tahiri pak para nisjes në një udhëtim shërbimi për në Itali deklaroi: “Unë besoj, se asnjë vend nuk mund ta përballojë i vetëm këtë krizë. Ne duhet të bashkëpunojmë. Por nuk ka arsye për t’u shqetësuar. Ne jemi të përgatitur dhe po bashkëpunojmë me partnerët tanë. Për një problem europian duhet të ketë një zgjidhje europiane.”
Deri tani në Shqipëri janë kapur vetëm pak pakistanezë. Krejt ndryshe qendron puna në kufirin serbo-hungarez. Policia hungareze ka regjistruar qysh nga fillimi i vitit rreth 3.200 kalime ilegale të kufirit.
Qoftë përmes Bullgarisë për në Serbi, apo përmes Ukrainës ose nga Greqia në Shqipëri e që këtej drejt Italisë – ata që kanë nevojë për mbrojtje e gjejnë një rrugë. Një autostradë refugjatësh si në itinerarin kryesor nuk ka, por siç tha për ARD Berndt Körner, zëvendësshef i Agjencisë Europiane të Mbrojtjes së Kufirit, FRONTEX: “Eshtë e vërtetë, që grupe të caktuara, që nuk vijnë më dot përmes itinerarit kryesor, do të ndryshojnë itinerarin dhe do të vijnë përmes rrugëve të tjera. Unë kam konstatuar, se migracioni përmes Hungarisë është sërish në rritje. Ndërkohë ne – me një përjashtim të vetëm – në të gjitha itineraret, që mbikqyrim në hapësirën europiane, vërejmë sërish rritje. Nuk mund ta them saktë, nëse këto janë brenda të njëjtit kontekst, por kudo ka rritje të lëvizjes së migrantëve.”
E-Diaspora
-
Winterthur
“Ne dhe Ata” sonte në Winterthur, komedia që prek realitetin e mërgatës Dan Morina vjen me një “Comedy Show” të radhës, ndërsa publiku në Zvicër pritet të argëtohet... -
Ramë Lahaj: Mërgata jonë është pasqyra më e mirë e identitetit tonë -
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi
Jeta në Austri
-
Edhe Austria ndalon Rrjetet Sociale për fëmijët nën 14 vjeç Austria do të ndalojë përdorimin e mediave sociale nga fëmijët nën 14 vjeç, sipas një marrëveshjeje... -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja











