Lajme
Shqipëria, shërbime konsullore “online” për emigrantët
Ministria e Punëve të Jashtme e Shqipërisë ka lansuar projektin me të cilin synon të ofrojë dhe të bëjë lehtësimin e procedurave për 36 veprime konsullore, duke rritur në këtë mënyrë cilësinë dhe transparencën për të gjithë shtetasit shqiptarë që jetojnë dhe punojnë jashtë Shqipërisë. Madje, sipas autoriteteve në Tiranë, për të kryer një veprim […]
Ministria e Punëve të Jashtme e Shqipërisë ka lansuar projektin me të cilin synon të ofrojë dhe të bëjë lehtësimin e procedurave për 36 veprime konsullore, duke rritur në këtë mënyrë cilësinë dhe transparencën për të gjithë shtetasit shqiptarë që jetojnë dhe punojnë jashtë Shqipërisë.
Madje, sipas autoriteteve në Tiranë, për të kryer një veprim konsullor nuk është më e nevojshme paraqitja e shtetasit shqiptar pranë zyrave konsullore, por ata mund të aplikojnë online.
Të gjitha komunikimet realizohen online nëpërmjet postës elektronike (email), përcjell albinfo.ch.
Në një njoftim për mediat thuhet se kjo platformë vjen edhe si rezultat i angazhimeve të ndërmarra pas zhvillimit të Samitit të Diasporës për jetësimin e nismës “Ofrimi i shërbimeve më cilësore për diasporën”.
Ky projekt synon reformimin e shërbimit konsullor, duke krijuar shërbime të posaçme, sipas praktikave më të mira evropiane dhe do të kontribuojë në modernizimin e dhënies së këtyre shërbimeve, duke thjeshtuar integrimin e procedurave dhe unifikimin e ofrimit të shërbimeve në një qendër të vetme.
E-Diaspora
-
Ramë Lahaj: Mërgata jonë është pasqyra më e mirë e identitetit tonë Tenori shqiptar me famë ndërkombëtare vlerëson rolin e diasporës dhe kujton koncertin në Gjenevë si një... -
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi -
Erjon Tasholli, ylli i ardhshëm i futbollit evropian
Jeta në Austri
-
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ Konferenca “Kosova në BE” në Parlamentin Austriak shënon 27 vjetorin e ndërhyrjes humanitare të NATO-s në... -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë















