Shqipëria
Shqipëria shënon rritje të fortë të automjeteve elektrike në gjysmën e parë të vitit
Në gjashtëmujorin e parë të vitit 2025, Shqipëria ka regjistruar një rritje të ndjeshme të numrit të automjeteve elektrike. Sipas të dhënave të Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor (DPSHTRR), deri në qershor janë regjistruar gjithsej 2.323 automjete elektrike, që përfaqëson një rritje prej 82 për qind krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2024.
Gjatë muajve janar deri në qershor 2025, 25.2 për qind e automjeteve të regjistruara për herë të parë ishin elektrike, duke reflektuar një prirje në rritje të përdoruesve drejt teknologjive të pastra dhe të qëndrueshme.
Flota totale e mjeteve elektrike në vend arriti në 8.701 automjete në qershor 2025, një rritje prej 36 për qind krahasuar me vitin e kaluar. Edhe automjetet hibride kanë shënuar rritje, ku 51 për qind e mjeteve të regjistruara rishtazi gjatë këtij viti janë elektrike ose hibride plug-in.
Kjo tendencë ka ndikuar drejtpërdrejt në reduktimin e ndotjes, me 11 milionë kilogramë më pak CO₂ të emetuar në atmosferë çdo vit, duke kontribuar ndjeshëm në përmirësimin e cilësisë së ajrit. Sipas DPSHTRR-së, ulja e ndotësve atmosferikë ka arritur gati 383 metra kub, një hap i rëndësishëm për mbrojtjen e mjedisit.
Gjithashtu, 74 për qind e autoveturave të regjistruara në këtë periudhë i përkasin kategorisë Euro 5 ose standardeve më të larta, duke treguar progres të vazhdueshëm drejt një parku automjetesh më ekologjik dhe më të pastër.
E-Diaspora
-
Bullakaj: Komuniteti shqiptar ka qenë thelbësor në fushatën time zgjedhore "Suksesi im elektoral bazohet në masë të rëndësishme në mbështetjen e komunitetit shqiptar" thotë Arber Bullakaj... -
Arrestohet shtetasi malazez: Ka kërcënuar me vdekje kandidatin për kryeter të Cyrihut, Përparim Avdilin -
Berlin
Në Berlin përkujtohet Epopeja e UÇK-së me koncert festiv për mërgatën -
Çeki
Koncert i muzikës shqiptare në Ústí nad Labem -
Itali
Aksident fatal për 10-vjeçarin shqiptar në Itali
Jeta në Austri
-
Vjenë: Ndryshim i rregullave të parkingut, ministria del me njoftim Në Vjenë, monitorimi i hapësirave të parkimit do të rirregullohet – në të ardhmen, përgjegjës do... -
Ortopedi shqiptar Dr.Leonard Ndue, në shërbim të mijëra pacientëve në Vjenë -
Martesat dhe divorcet shënuan rënie në Austri gjatë vitit 2025 -
Austri
Nuk u vlerësua nga juria, por kënga e Sidrit Vokshit bëhet hit ne Austri -
Vjena rrit ndihmën për të pastrehët gjatë stuhisë dimërore











