Shqipëria
Shqipëria rekomandohet nga media britanike ‘Express’ si destinacion që nuk duhet humbur gjatë 2025
Evropa regjistroi një rritje mbresëlënëse prej 11% të numrit të turistëve ndërkombëtarë – në shtatë muajt e parë të 2024-ës në krahasim me vitin e kaluar, pothuajse duke arritur nivelet e para pandemisë.
Megjithatë, duket se vizitorët nuk mund t’i rezistojnë joshjes së destinacioneve turistike tradicionale si Spanja, Franca, Italia dhe Greqia.
Spanja është e gatshme të thyejë rekordet e turizmit me mbi 90 milionë vizitorë, ndërsa Parisi pati një rritje të numrit të turistëve prej 18,9% – gjatë Lojërave Olimpike 2024.
Simon Calder rekomandon se britanikët duhet të shkojnë në Ballkan këtë vit
“Të gjitha indikacionet që kemi parë, për shembull, numri i turistëve që qarkullon në aeroporte dhe shifrat e fundit nga kompanitë e udhëtimeve tregojnë se ne kemi “një oreks të pangopur” për udhëtime. Dhe viti 2025 do të jetë fantastik për të ofruar alternativa të shumta”, tha eksperti i udhëtimeve dhe gazetari Simon Calder.
“Nëse dëshironi një destinacion të përballueshëm, atëherë unë do të shkoja në Ballkan – Shqipëria dhe Bullgaria janë dy vende që ofrojnë paketa të përballueshme për pushime”, tha Calder.
Shqipëria
“Shqipëria, një destinacion i ri turistik ofron plazhe fantastike, njerëz miqësorë dhe çmime të përballueshme”, tha eksperti i udhëtimeve Calder.
Me peizazhe malore që të lënë pa frymë, kala antike, një kryeqytet të gjallë – dhe plazhe idilike që mund të konkurrojnë me çdo vend turistik mesdhetar – Shqipëria ka befasuar duke tërhequr 10 milionë turistë të huaj në vitin 2023.
Shqipëria është një nga destinacionet më buxhetore në Evropë. Ju mund të rezervoni një dhomë hoteli luksoze për vetëm 50 euro – ndërsa një vakt i bollshëm do t’ju kushtojë rreth 10 euro.
“Pikërisht përtej ngushticës së Korfuzit, një dhomë hoteli e krahasueshme në ishullin popullor grek kushton 105 euro nata”, sipas shifrave aktuale nga Booking.com.
E-Diaspora
-
Emigruan për një jetë më të mirë, familja shqiptare fle në rrugët e Francës Katër fëmijë në rrugë: drama e një familjeje shqiptare në Francë... -
Dr. Përparim Limani në krye të Kirurgjisë Onkologjike në Aarau -
Diaspora ka dërguar 310 milionë euro në Maqedoninë e Veriut gjatë vitit të kaluar -
Merita Pinta, një zonjë e fortë, me shumë merita -
Majorja e Policisë së Kosovës diplomon nga Akademia Kombëtare e FBI-së
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë








