Shqipëria
Shqipëria pret këtë vit 6 milionë vizitorë
Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro, deklaroi sot se pavarësisht krizës në Ukrainë, Shqipëria këtë vit parashikon të kapë shifrën e 6 milionë vizitorëve të huaj, sepse Shqipëria është një vend i sigurt dhe ka diversitet të turizmit.
Kumbaro foli sot nga Gjirokastra në një intervistë televizive në prag të sezonit turistik.
“Në Gjirokastër po punohet që prej vitit 2015. Kantieret kanë filluar me restaurimin e Qafës së Pazarit, kanë vazhduar me fasadat, me kalldrëmet, ujësjellësin. Nga ana tjetër, e kemi kthyer pazarin në këmbësore, sepse nuk mund të kemi turizëm në Gjirokastër duke pasur makinat në qarkullim. Po ashtu kemi kantiere të hapura, si “Sheshi i Çerçizit”, parkimi nëntokësor”, tha ajo duke folur për investimet në këtë qytet.
Kumbaro tha se punimet e Pazarit kanë përfunduar dhe kjo i ka dhënë gjallëri turizmit. “Parkingu do të mbarojë këtë vit, do të jetë gati për vitin tjetër. Kemi dy kantiere muzeale, shtëpia e Kadaresë dhe Muzeu Etnografik, ajo që quhet Shtëpia e diktatorit që besoj do të jetë një atraksion për turistët. Pa harruar kalanë që mbetet ikonë e qytetit dhe krijon atraksion për turistët”, tha ajo.
Duke folur për situatën e turizmit në Gjirokastër, Kumbaro tha se kemi humbur turistë nga Ukraina, Rusia dhe Bjellorusia, por ka flukse të reja.
“Është e vështirë pas situatës së tërmetit dhe të pandemisë. Jemi për fat të keq në një krizë të tretë, siç është lufta në Ukrainë. Do kemi një minus për sa u përket turistëve që vinin nga Ukraina, Rusia dhe Bjellorusia ku operatorët më kanë informuar se 130 mijë turistë nuk do të vijnë. Megjithatë, kemi flukse të reja që janë riorientuar. Edhe për Gjirokastrën periudha e pandemisë krijoi një tjetër sinergji. Jo vetëm Gjirokastra, por e gjithë zona është një mrekulli dhe po të vazhdojmë me hartën e agroturizmit, këtu ka mundësi që çdo ditë të bësh dy-tre gjëra të reja”, vuri në dukje Kumbaro, përcjell Albinfo.ch.
Ajo shtoi se periudha e pandemisë i orientoi turistët në zbulim të territorit, pra jo thjesht Gjirokastrën, por edhe agroturizmin, duke i nxituar banorët e këtyre zonave të investojnë dhe kjo është energjia pozitive që u krijua në vitin 2020.
“Viti 2021 në shifra ishte shumë më i mirë nga çfarë mendonim dhe besoj do të rrijë në ato shifra rreth 6 milionë turistë për vitin 2022, por mbetet për t’u provuar. Ne nuk po e ndalim promovimin dhe po ndjekim tregje, të cilat ndryshojnë për shkak të krizave”, theksoi Kumbaro.
E-Diaspora
-
Ambasadori britanik takon studentët kosovarë pas studimeve në Mbretërinë e Bashkuar Jonathan Hargreaves përgëzon të rinjtë që rikthyen aftësi unike dhe njohuri të avancuara për shoqërinë kosovare.... -
Itali
Tragjedi në Bolonjë: Vdes 12-vjeçari shqiptar pas rënies nga një dritare -
Gjermani
Petrit Halilaj prezanton ekspozitën “Një Operë Jashtë Kohës” në Gjermani -
Ekspozitë kushtuar jetës dhe veprës së Fehmi Aganit -
Pas 27 vjetësh: refugjatja dhe presidentja takohen sërish
Jeta në Austri
-
Udhëheqësit austriakë shtyjnë përpara reformën në shëndetësi Austria përshpejton bisedimet për reformën shëndetësore, duke synuar një drejtim të unifikuar të pacientëve dhe një... -
Gjermani
Lionela Jakaj në finalen e “The Voice Kids”, 14-vjeçarja shqiptare synon fitoren në Austri -
Afër Pashkëve, 8,300 lepuj ngordhin në trafikun rrugor në Austrinë e Poshtme -
Edhe Austria ndalon Rrjetet Sociale për fëmijët nën 14 vjeç -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“













