Shqipëria
Shqipëria, në organet drejtuese të Organizatës Botërore të Turizmit
Për herë të parë nga anëtarësimi më 1993, Shqipëria do të përfaqësohet në organet drejtuese të UNWTO, agjencisë së specializuar për turizmin me 148 shtete anëtare. Blendi Klosi, ministri i Turizmit dhe Mjedisit, do të mbajë postin e zv. presidentit të Asamblesë së Përgjithshme të UNWTO, siç rezultoi në përfundim të sesionit zgjedhor të Komisionit për Europën, që po mbahet në Zagreb të Kroacisë.
Shtetet pjesëmarrëse në votim uruan Shqipërinë për postin e zv.presidentit të Asamblesë së Përgjithshme të UNWTO, organi më i lartë vendimmarrës i Organizatës Botërore për Turizmin. Pozicioni i zëvendëspresidentit, i ministrit të Turizmit dhe Mjedisit, vjen pas angazhimit intensiv për rritjen dhe konsolidimin e turizmit shqiptar, që shënoi në 2018-ën rritjen më të lartë statistikore prej 20 % më shumë të numrit të turistëve krahasuar me 2017-ën, shkruan atsh, përcjell albinfo.ch.
Përfaqësimi i Shqipërisë në organizatën Botërore të Turizmit nga ministri Klosi do të jetë mundësi e shtuar për rritjen e njohjes dhe prezantimit të Shqipërisë turistike në shumë vende të botës, duke i shërbyer në këtë mënyrë përpjekjes për të konsoliduar turizmin shqiptar. Ministri Klosi do të drejtojë disa nga sesionet e takimeve ndërkombëtare për turizmin, që do të mbahen në mbledhjet e Asamblesë së Përgjithshme të UNWTO-s.
E-Diaspora
-
Vjenë
Ministrja Spiropali e ftuar nderi në mbrëmjen tradicionale të Operës në Vjenë Eventi prestigjioz në Vjenë, Spiropali përfaqëson Shqipërinë... -
Francë
Shoqëria “Iliria” organizon festimin e Pavarësisë së Kosovës në Francë -
Gjermani
Marigona Qerkezi rikthehet në skenën gjermane me ‘Nabucco’ -
Kreuzlingen
Ansambli “Drita” organizon festë për Ditën e Pavarësisë së Kosovës në Kreuzlingen -
SHBA
Ina Kosturi nderohet me medalje bronzi në “Global Music Awards” në SHBA
Jeta në Austri
-
Vjenë
Ministrja Spiropali e ftuar nderi në mbrëmjen tradicionale të Operës në Vjenë Eventi prestigjioz në Vjenë, Spiropali përfaqëson Shqipërinë... -
75,000 euro të marra nga kasaforta në Vjenë, vjedhja e shpikur -
Raporti i Eurostat: Çmimet e shtëpive në BE janë rritur me 53% që nga viti 2010 -
Austri: Këto cigare po bëhen më të shtrenjta -
Hendeku buxhetor i Vjenës për vitin 2025 u reduktua në 2.8 miliardë euro












