CH-Ballkani
Shqipëria, para Sirisë për azilkërkues
Në vend të dytë, pas Shqipërisë, për numër të lartë aplikimesh për 1000 banorë renditet Siria me 4.7 aplikime gjatë 12 muajve të fundit
Edhe pse jetojnë në një vend që ka nisur rrugën e pakthyeshme drejt anëtarësimit në BE dhe nuk ka konflikte të brendshme apo luftëra, shqiptarët duan të largohen më shumë se çdo shtet tjetër në botë.
Në 12 muajt e fundit, shqiptarët kanë shënuar numrin më të lartë të azilkërkuesve për herë të parë në raport me popullsinë, duke lënë pas edhe popujt që po largohen nga lufta, shkruan ‘monitor’.
Bazuar në të dhënat që ka publikuar Eurostat mbi numrin e aplikimeve të reja në 12 muajt e fundit, popullsinë sipas Bankës Botërore dhe llogaritjeve të “Monitor”, për çdo 1000 banorë shqiptarë, 6.5 prej tyre kanë aplikuar për azil në Bashkimin Evropian, përcjell albinfo.ch.
Në vend të dytë, pas Shqipërisë, për numër të lartë aplikimesh për 1000 banorë renditet Siria me 4.7 aplikime gjatë 12 muajve të fundit, nga ku azilkërkuesit largohen prej luftës drejt vendeve të Bashkimit Evropian. Të tretët renditen gjeorgjianët, ku numri i aplikimeve për azil në 12 muajt e fundit llogaritet 3.9, ndjekur nga Eritreja, ku numri i azilkërkuesve për herë të parë është 3.6 për 1000 banorë.
Iraku dhe Palestina, vende që kanë gjithashtu një numër të lartë azilkërkuesish, për 1000 banorë kanë shënuar përkatësisht 1.2 dhe 1.1 aplikime.
Kryesisht në 30 vendet me numrin më të lartë të aplikuesve bëjnë pjesë shtetet që janë në luftë dhe konflikte, disa vende afrikane dhe shtete që aktualisht po përballen me kriza të forta ekonomike, si Venezuela dhe Turqia.
Ndërsa për sa i përket numrit në vlerë absolute të azilkërkuesve për herë të parë në Bashkimin Evropian, nga Shqipëria janë regjistruar në vetëm 12 muajt e fundit 18,620 aplikime, duke u renditur të shtatit nga 30 vendet e origjinës që kanë numrin më të lartë të azilkërkuesve. Në vend të parë qëndron Siria me mbi 86 mijë aplikime, Iraku me mbi 43 mijë, Afganistani me mbi 36 mijë, Nigeria mbi 29 mijë, Pakistani mbi 25 mijë dhe Eritrea me mbi 19 mijë.
Megjithatë, duke marrë në konsideratë numrin e popullsisë së këtyre shteteve, numri i aplikimeve nga Shqipëria mbetet shqetësues, edhe pse fluksi i aplikimeve për azil ka ardhur në rënie, pasi kulmoi në 2015-n, me mbi 60 mijë aplikime, ka zbritur në një mesatare prej rreth 16-20 mijë aplikime në vit.
Të ngjashme
Të tjera nga CH-Ballkani
E-Diaspora
-
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë Më 28 mars 2026, në ambientet e Ambasadës së Republikës së Kosovës në Bern, mbahet një... -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi -
Erjon Tasholli, ylli i ardhshëm i futbollit evropian -
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios
Jeta në Austri
-
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ Konferenca “Kosova në BE” në Parlamentin Austriak shënon 27 vjetorin e ndërhyrjes humanitare të NATO-s në... -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë
















