Shqipëria
Shqipëria nis fushatën si destinacion për turizëm në 365 ditë të vitit
Ministria e Turizmit dhe Mjedisit e Shqipërisë ka nisur një fushatë për të promovuar sa më shumë Shqipërinë në rajon dhe në botë. Nga data 5-9 prill do të organizohet “Java shqiptare e turizmit” që synon të vazhdojë promovimin e Shqipërisë si destinacion për 365 ditët e vitit, duke u fokusuar në turizmin e kohës së lirë, konferencat dhe eventet e korporatave (MICE) nga e gjithë bota, turizmin digjital dhe turizmi mjekësor po zhvillohet gjithnjë e më shumë në vendin tonë.
“ITFT 24” është një platformë unike shkëmbimi në industrinë e turizmit, e cila bashkon kërkesën dhe ofertën e të gjithë të interesuarve, ku përveç të bërit biznes, mundësohet shkëmbimi i informacioneve të vlefshme për të ardhmen e turizmit në vend, për të reklamuar Shqipërinë si një destinacion për turizëm të qëllimeve të ndryshme në rajon dhe në botë.
Ndërsa në 7-9 prill do të mbahet mbledhja e 70-të e Komisionit për Evropën të Organizatës Botërore të Turizmit dhe një Konferencë Investimesh me pjesëmarrjen e përfaqësuesve të nivelit të lartë në turizëm nga rreth 40 shtete të kontinentit.
Të dyja këto ngjarje promovojnë Shqipërinë në rajon dhe në botë për mundësitë afatgjata në politika dhe investime në zhvillimin e qëndrueshëm të të gjitha aseteve të saj turistike”, theksoi MTM.
Për shkak të vijës së gjatë bregdetare Shqipëria ofron disa plazhe, nga veriu deri në jug, si në Velipojë të Shkodrës, në Shëngjin të Lezhës, në Durrës, Vlorë, Himarë dhe Sarandë etj., plazhe këto që frekuentohen përveç shqiptarëve, edhe nga shtetas të huaj, që zgjedhin Shqipërinë si një destinacion turistik gjatë muajve të verës.
Gjithashtu, Gjirokastra, Berati, Butrinti, Kruja, Tirana, Shkodra etj., janë destinacione të kërkuara për turizëm historik dhe kulturor.
Vitin e kaluar Shqipërinë e vizituan mbi 10.1 milionë vizitorë.
E-Diaspora
-
Cyrih
Festa e Fitër Bajramit bashkoi besimtarët shqiptarë në Cyrih Besimtarët shqiptarë festojnë Fitër Bajramin në Cyrih me mesazhe paqeje... -
SHBA
Astronomja nga Kosova, Pranvera Hyseni, fiton çmim prestigjioz në SHBA -
Aksidenti tragjik në Vjenë: Kompania e ndërtimit fshin gjurmët pas vdekjes së tre kosovarëve -
Drena Kusari emërohet në një nga pozitat më të larta drejtuese në Microsoft -
Tri vajzat e Kosovës shkëlqyen në Oscars
Jeta në Austri
-
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja Çiklistja, një grua 60-vjeçare austriake pësoi lëndime të rënda dhe u dërgua me ambulancë në Spitalin... -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit -
Aksidenti tragjik në Vjenë: Kompania e ndërtimit fshin gjurmët pas vdekjes së tre kosovarëve -
Austri
“Dëgjova britmat e punëtorëve dhe pastaj sirenat”, si ndodhi aksidenti fatal në Vjenë












