Shqiperia
Shqipëria, ndër destinacionet më të lira në Europë
Bëhet e ditur se Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut janë renditur ndër gjashtë destinacionet verore më të lira për t’u vizituar në Europë, nga kompania e udhëtimeve Kayak, përcjell albinfo.ch.
Shumë prej destinacioneve të përmendura janë në Europën Lindore, e cila zakonisht konsiderohet zona më e lirë për të udhëtuar në kontinent.
Sipas raportit të fundit nga Kayak, këto janë gjashtë destinacionet më të lira në Europë:
Sarandë, Shqipëri
Në zemër të Rivierës Shqiptare, Saranda është një vend bregdetar i bukur dhe piktoresk, që dikur ishte një fshat peshkimi i fjetur. Qyteti ka klimë të favorshme, me 300 ditë me diell çdo vit.
Tërheqja kryesore për vizitorët është plazhi me rërë të bardhë, por nëse dëshironi të eksploroni përtej diellit dhe rërës, mund të vizitoni edhe Kalanë e Lëkurësit. Hyrja në kështjellë është falas, ideale për turistët që nuk duan të shpenzojnë shumë.
Një vakt i mirë në Sarandë do t’u kushtojë vizitorëve vetëm 6 dollarë për person.
Shkup, Maqedonia e Veriut
Ndërsa Maqedonia e Veriut mund të mos jetë zgjedhja juaj e parë, kur mendoni për destinacionet Europiane të pushimeve, popullariteti i këtij vendi po rritet me shpejtësi.
Udhëtarët, që kërkojnë aktivitete falas në qytet, mund të shkojnë në shtëpinë përkujtimore të Nënë Terezës, e cila ka lindur atje, ose të eksplorojnë Kalanë e Shkupit.
Një darkë për dy persona kushton vetëm 18 dollarë, ndërsa një birrë 1,50 dollarë.
Galici, Spanjë
E vendosur në veriperëndim të Spanjës, përgjatë bregut të Atlantikut, Galicia ka të gjithë hijeshinë e destinacioneve më të njohura të vendit, si Andaluzia dhe Costa Brava, por me buxhet më ekonomik. Rajoni ka një trashëgimi të pasur kulturore dhe është i famshëm për ushqimet e detit.
Një kafe kushton 1,50 dollarë, ndërsa një vakt me tre pjata për dy persona kushton pak më shumë se 37 dollarë.
Turunc, Turqi
Turqia është një destinacion popullor për turistët, që nuk duan të shpenzojnë shumë. Dikur një fshat peshkimi i përgjumur, Turunci ka det të pastër kristal dhe plazhe me rërë të bardhë.
Në atmosferën e qetë dhe të relaksuar të fshatit, një vakt me tre pjata kushton vetëm 9,50 dollarë për person.
Golden Sands, Bullgari
Golden Sands është një vendpushim i madh dhe popullor plazhi, i vendosur në Bregun e Detit të Zi të Bullgarisë. Katedralja e qytetit, dominon horizontin dhe hyrja është falas.
Në Golden Sands, një birrë kushton vetëm 70 cent, ndërsa një shishe ujë 50 cent. Një vakt me tre pjata për dy persona, kushton rreth 25 dollarë.
Palma, Majorka
Ishulli i vogël spanjoll i Mallorca, ka qenë prej kohësh një destinacion popullor për turistët. Mallorca është e njohur për plazhet e bukura dhe limanet, si dhe për rrënojat e strukturave romake dhe moorish*.
Sipas raportit të kryer nga Kayak, në Palma vizitorët mund të shpenzojnë 44 dollarë në ditë për ushqim dhe pije.
E-Diaspora
-
Video
Mesazhi i eurodeputetit shqiptar para Samitit: Asnjëherë nuk i harroj rrënjët e mia Samiti do të zhvillohet nga 13 deri më 15 prill 2026 në Tiranë... -
Francë
Në Francë mbahet edicioni i tretë i Ekselencës Sipërmarrëse të Diasporës Frankofone -
Budapest
Budapest: “Daily News Hungary” vlerëson ekspozitën personale të Jakup Ferrit -
Konsullata e Kosovës zhvillon takim me përfaqësues të shoqërisë civile për përfshirjen sociale -
Belgjikë
Shqiptarja fiton çmimin “Restaurant Guru Award 2026” në Belgjikë
Jeta në Austri
-
19 vjeçari që humbi jetën në Austri është nga komuna e Rahovecit Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur mëngjesin e sotëm, në rrugën B129, në zonën Alkoven... -
Bien çmimet në pikat e karburanteve në Austri -
Autopsia zbardh detajet e vrasjes së ish-bashkëshortes në Austri, plagët me thikë shkaktuan vdekjen -
Vjenë: 70 euro gjobë për hedhjen e mbeturinave në rrugë -
Austri
Nuk e përballoi ndarjen: Shqiptarja, nënë e katër fëmijëve, vritet brutalisht në Austri












